E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, të përndjekurit kundër veteranëve për “5 Heronjtë”

 

SHKODER – Shoqata e të përndjekurve politikë ka pasur radhën për të reaguar dje mbi debatin e gjerë, për heqjen dhe vendosjen te Varrezat e Dëshmorëve të “5 Heronjve të Vigut”. Ata u janë kundërvënë veteranëve të luftës, që kërkonin anulimin e vendimit të KRRTRSH-së. Sipas të përndjekurve politikë, “nuk do të futeshim në debat mbi vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, të një organi legjitim të dalë nga vota e popullit, sikur të mos dëgjonin në media deklaratën e veteranëve, ku flitej gjoja për nëpërkëmbje vlerash të qytetit të Shkodrës”. Me anë të deklaratës së të përndjekurve bëhet e ditur se për ta është shumë i drejtë vendimi i marrë 4 vite për zhvendosjen e monumentit. “Si kanë moral dhe të drejtë të na flasin këta mjeranë për nëpërkëmbje vlerash, kur një pjesë e mirë e tyre dhe e baballarëve të tyre vranë mbi 200 persona, burgosën mbi 2 mijë të tjerë dhe internuan mbi 4 mijë familje, të gjithë nga rrethi i Shkodrës nga diktatura komuniste që ata sollën në pushtet”. Kastriot Bajraktari, kryetar i kësaj dege u shpreh se, “nuk presim moral nga ata persona të cilët ngritën të vetmen antivlerë në rang botëror: Muzeun Ateist, ata që shembën pazarin e Shkodrës, objektet e kultit, që vodhën dhe shkatërruan bibliotekat qindravjeçare të qytetit të Shkodrës”.                           r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›