Gripi i derrit, ASHR: Aeroporti të marrë masa urgjente
Një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, janë instaluar në aeroportin e Rinasit, ndërsa ësjtë urdhëruar vendosja e ambienteve të karantinës në raste të konstatimit të të infektuarve me virus.
TIRANE- Në kuadër të masave për parandalimin e gripit të derrit dhe futjes së virusit në vend, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka nisur monitorimi i udhëtarëve. Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Mhill Gecaj tha për ATSH-në se "Në këtë pikë kufitare ka një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, por kushtet lënë për të dëshiruar. Në bashkëpunim dhe me Policinë Kufitare dhe me shërbimin e aeroportit 'Nënë Tereza' merret një informacion i detajuar mbi pasagjerët si dhe janë marrë numrat e kontaktit të tyre".
ASHR ka marrë masat edhe në bashkëpunim dhe me Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, që në rastet e konstatimit të rasteve, të ndërmerret menjëherë izolimi i tyre i mundshëm. Gecaj tha se "nuk ka asnjë rast të konstatuar dhe tashmë po shpërndahen të gjitha fletëpalosjet dhe udhëzimet përkatëse dhe në qendrat shëndetësore, si dhe në të gjitha institucionet shëndetësore".
Drejtori i ASHR-së kërkoi nga Aeroporti i Rinasit marrjen e masave urgjente për vendosjen e ambienteve të karantinës për raste të tilla, apo raste të tjera, që kanë të bëjnë me hyrjen apo daljen e pasagjerëve, dhe të marrë masa urgjente për ta realizuar këtë"
"Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, por kushtet lënë për të dëshiruar", theksoi Gecaj.
Gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit. Në shumicën e rasteve, virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me derrat, ndërsa rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu, më parë kanë qenë të rralla. Ky virus nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit, apo produkteve të tij. Në rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu më parë, transmetimi ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe rrugëve ajrore.
(s.g/BalkanWeb)