E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testamenti muzikor i Bartokut vjen në Mikrokosmos

Mikrokosmos titullohej koncerti, i cili erdhi me krijimtarinë e Bartokut në skenën e Akademisë së Arteve. Pianisti Elvis Peçi luajti në piano volumin 4, 5 dhe 6 të Bela Bartok, i cili është një album për piano prej 153 pjesësh nën rregullin e shtimit të vështirësisë teknike dhe muzikale. Vepra është konsideruar nga një mori burimesh si testament muzikal i Bartokut. Edhe koncerti, i cili erdhi me tingujt e pianos nga Elvis Peçi u përcoll më entuziazëm nga publiku. Koncerti Mikrokosmos, i cili u zhvillua në skenën e arteve ishte në vijim të koncerteve që zhvillohen gjatë këtij sezoni pranveror në Akademinë e Arteve.
Por kësaj here e veçanta ishte se koncerti erdhi me vepra të Bartokut. Koncerti që u zhvillua në skenën e arteve ishte me mbështetjen e shoqatës së muzikës Aelfior. Për sa i përket koncertit që u zhvillua në skenën e arteve me muzikë Bela Bartok nën interpretimin e pianistit Elvis Peçi, publiku mundi të shijonte një ndër pjesët më të bukura të krijimtarisë së këtij kompozitor të shquar. Për gjenerata pianistët kanë studiuar pjesë të ndryshme të tij për të zhvilluar teknikën dhe sensin e tyre interpretativ. Më së fundmi,muzikantët i kanë studiuar këto vepra për të zhvilluar aftësitë e tyre analitike dhe njohjen  e idomave të shekullit të 20-të. Në rrjedhim, ata kanë përdorur shpesh një metodologji të re të quajtur set theory, atonal thedhory ose post-tonal theodhory. Muzika Bartok është veçanërisht interesante, kur studiohet nga ky këndvështrim, duke qenë se përmban elementë të ardhur nga gjuhë muzikore të ndryshme. Ato përfshijnë: tonalitetin funksional, modalitetin e këngëve, kombinime simetrike të lartësive, krozmatimin atonal. I ndarë në gjashtë volume/ libra Mikrokosmos fillon me pjesë për fillestarët dhe progreson tek ato pjesë që sfidojnë edhe pianistin më të përkryer. Me këtë vepër Bartok gjithashtu tentoi të sintetizojë traditamuzikore lindore dhe perëndimore, veçanërisht të muzikës të Lindjes me traditën Gjermane dhe me harmonitë progresive të Clude Debussy. 66 pjesët e para të Mikrokosmos i janë dedikuar djalit të Bartokut,Peter. Volumet 3 dhe 4 paraqesin një rritje të kompleksitetit harmonik. Ndërsa volumet finale të Mikrokosmos janë krijuar si pjesë koncertale të Bartok.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›