Shkodër, vdes nga korenti 35-vjeçari
Shkodër-Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht, ndërsa përpiqej të shkëpuste një linjë elektrike që e kishte lidhur në shtyllë. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Mjedë, afër xhamisë së fshatit.
Sipas policisë lokale, Shkëlqim Shabani, 35-vjeç, banues në këtë fshat kishte lidhur një linjë elektrike në shyllën pranë banesës, pasi në linjën e zakonshme kishte munguar energjia elektrike. Në mëngjes ai ka shkuar ta heqë lidhjen e bërë në shtyllë, duke përdorur për këtë një shkop.
Reshjet e shiut kanë bërë që rruga afër shtyllës elektrike të jetë me ujë dhe oi ashtu shkopi që ai ka përdorur ka qenë i lagur. Në të tilla rrethana, sapo viktima është përpjekur të shkëpusë lidhjen e bërë, energjia elektrike është përçuar në shkopin e përdorur prej tij, e më pas në trupin e 35-vjeçarit. Vdekja e tij ka qenë e
menjëhershme.