E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vonesa në gjyqin e çiftit që vrau vajzën

 

Brahim e Nurie Facaj kanë vrarë e më pas varrosur vajzën 22-vjeçare që kishte ardhur nga martesa e parë

SHKODËR- Mbajtja e një të paraburgosure nga Shkodra në Tiranë ka bërë që për të disatën herë të dështojë gjyqi ndaj Brahim Facajt dhe bashkëshortes së tij, Nuries. Ata akuzohen për një krim shumë të rëndë pasi në vitin 1996 kanë vrarë e më pas varrosur vajzën që Brahimi kishte pasur nga martesa e parë. Krimi është zbuluar vetëm një vit më parë e tashmë çifti i të moshuarve duhet të japë llogari përpara gjykatës. Por toga e shoqërimit nuk mund të transportojë Nurie Brahimin nga Tiranë në Shkodër duke bërë që të shtyhen seancat një nga një.

Vrasja e 22-vjeçares Afërdita Facaj mendohet se ka ndodhur në vitin 1996 por ajo është zbuluar më 9 mars të vitit 2007. Gjatë kësaj kohe familja e vajzës thoshte se ishte në emigracion, ndërsa rriste djalin e saj që viktima e kishte nga martesa që kishte pasur në një fshat të Shkodrës. Skeleti i 22- vjeçares u gjend pas shtëpisë së vjetër të Brahim Facajt, brenda rrënojave të kalasë së Drishtit. Prej vitesh në atë shtëpi nuk ka jetuar njeri, pasi Brahimi me familjen e tij kishin ndërtuar një shtëpi tjetër rreth 200 metra larg të parës, në afërsi të një çezme. Pas shtëpisë së vjetër, rreth 10 metra më tej, policia ka gërmuar tek disa shkurre dhe vetëm në 20 cm thellësi është zbuluar skeleti i vajzës. Ai ishte i mbështjellë me plasmas, ndërsa sipër i ishin vendosur llamarina e mbi to gurë e më pas dheu. Pas ndalimit që iu bë Brahim e Nurije Facajt, babai i viktimës ka pranuar autorësinë e vrasjes duke pretenduar se bashkëshortja e tij dhe njerka e viktimës vetëm e kishte ndihmuar të fshihte kufomën dhe nuk kishte marrë pjesë në vrasje. Motivet që e kanë shtyrë Barhim Facajt për të vrarë të bijën, krim që sipas tij e ka kryer me një vegël bujqësore kanë qenë të lidhura me largimin e vajzës nga shtëpia. Ai ka rrëfyer se vajza e tij Afërdita, e mbetur jetime së bashku me të motrën, që në moshën tre vjeçare, kur i ka vdekur nëna është martuar në një fshat të Shkodrës por më pas është larguar nga shtëpia e të shoqit, duke shkuar jashtë vendit. Por në vitin 1996 ajo është rikthyer në shtëpinë e familjes ku edhe është vrarë nga i ati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›