Shkodër, vrau 30-vjeçaren, në pranga i dënuari me 15 vjet burg
Lekë Thani kërkohej edhe për kultivim të bimëve narkotike
SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi dje një të kërkuar për vrasje, si dhe kultivim të bimëve narkotike. Lekë Thani, 34 vjeç nga fshati Pult i komunës me të njëjtin emër ishte dënuar nga gjykata e këtij rrethi me 15 vjet burg për vrasjen e një 30-vjeçareje. Sipas policisë së Shkodrës, në sajë të operacionit të koduar “Gurra e Planit” u bë e mundur kapja dhe arrestimin e 34- vjeçarit, i cili ishte dënuar me masën e mësipërme në vitin 2006. “Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi ai akuzohet se më 04.05.2003 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasen Dila Kuvendi. Ai njëkohësisht rezulton që të jetë edhe autor i kultivimit të disa rrënjëve bimësh narkotike të zbuluara dhe të asgjësuara kohët e fundit po në zonën e Pultit”, bëri të ditur policia. Në rrugë operative, blutë kishin marrë informacion se Thani ndodhej i fshehur në banesën e tij në Pult. Për këtë arsye u organizua një operacion, ku krahas uniformave blu të Shkodrës, morën pjesë edhe ata të FNSH-së. Pasi kanë marrë detyrën, forcat policore kanë udhëtuar gjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes deri në afërsi të fshatit Pult. Më pas, ata kanë lëvizur për kilometra të tëra në këmbë, me qëllim që të mos diktoheshin nga i kërkuari. Sipas burimeve, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 04:00, forcat policore i janë afruar shtëpisë së Thanit. Pasi kanë bërë rrethimin e plotë të banesës, blutë kanë hyrë me shpejtësi brenda saj, duke e kapur në befasi të kërkuarin. Ai ka qenë në gjumë dhe nuk ka pasur asnjë mundësi rezistence. Në vitin 2003 Thani ka qenë duke punuar në kopshtin e së motrës, që ishte ngjitur me pronën e familjes Kuvendi. Kur ka lënë punën, ai ka marrë një shkallë dhe ka hipur në një shtyllë që ndodhej në kufirin midis dy pronave, duke i hequr energjinë familjes Kuvendi. Pas këtij veprimi ai ka debatuar me viktimën duke e lënë më pas të vdekur me armë zjarri. Gjithashtu nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autori i kultivimit të disa parcelave me bime narkotike kanabis sativa, në fshatin e tij, bimë këto të asgjësuara ditët e fundit. r.d