E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, vritet për gjakmarrje 49-vjeçari

Gjakmarrja shënon viktimën e radhës në qarkun e Shkodrës. Një 49-vjeçar është qëlluar për vdekje gjatë orëve të vona të natës, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në Dukagjin ku 49-vjeçari Marash Tonaj është ekzekutuar me armë ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›