Puna e rende e grave ne Shqiperi. U shkelen te drejtat
Në qarqet më të mëdha të vendit grave që punojnë në sektorin privat u shkelen të drejtat. Më problematike për to është siguria e jetës në vendet ku punojnë, pasi kushtet janë të këqia dhe dëmtojnë shëndetin e tyre. Këto të dhëna raportohen nga Aleanca Gjinore për Zhvillim pas një anketimi të kryer në Tiranë, Korçë dhe Shkodër. Drejtoria Mirela Arqimandriti sqaron se një problem mjaft serioz është dhe punësimi i tyre në të zezë.
“Në shumicën e rasteve njerëzit në sektorin privat punojnë pa kontratë pune, që sjell një sërë problemesh. Së pari që kanë lidhje së pari me sigurimet shoqërore që shumë persona të punësur në Shqipëri e sidomos gratë nuk e marrin dot sepse nuk u është paguar ky pension për vite të tëra. Së dyti, kushtet e punës për fat të keq, në 9% të rasteve në studimin tonë, në sektorin privat, rezultuan se ishin të pasigurta për jetën”- tha Arqimandriti.
Aleanca Gjinore po punon që të kryehet falja e sigurimeve shoqërore pasi pjesa më e madhe e grave rrezikojnë të mos përfitojnë pension.
“Ne do të punojmë fort dhe do të lobojmë në mënyrë që të krijohet një mundësi të ketë një falje të këtij brezi i cili faktikisht nuk ka sigurime shoqërore”- tha Arqimandriti.
Në anketim morrën pjesë 700 gra të punësuara kryesisht në sektorin privat. Edhe pse të pakta në numër një pjesë e tyre deklarojnë se në këmbim të punës, punëdhënësit u kanë kërkuar edhe favore seksuale.