E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra 1 javë e pushtuar nga uji, fryhet dhe liqeni

 SHKODER/ RITVAN DIBRAShënohet një javë nga gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër. Përmirësimi i situatës varet vetëm nga natyra, pasi tashmë asgjë tjetër nuk i ndalon përmbytjet. Në fakt, dita e djeshme ka shënuar një lehtësim të pakët të sipërfaqeve të përmbytura nga uji. Shtabi i emergjencave nga Shkodra pohoi dje se hapësira e pushtuar nga uji ka zbritur në 10 mijë hektarë, nga 10270 ha që raportoheshin një ditë më parë. Tashmë rruga nacionale Shkodër-Tiranë, te Harku i Bërdicës është e hapur, po kështu dhe niveli i ujit në zonën e Bahçallëkut ka rënë me rreth 20 cm. Megjithëse niveli i ujit në zonat e Dajçit, Baçallëkut dhe të Bërdicës ka ardhur duke rënë, në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës uji është shtuar gjatë natës dhe gjatë ditës së shtunë. Ky ndryshim i situatës ka ndodhur ngaqë nga njëra anë prurjet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës janë pakësuar për shkak të uljes së nivelit të shkarkimeve dhe nga ana tjetër liqeni i Shkodrës është fryrë për shkak të prurjeve dytësore nga Mali i Zi si dhe nga burimet nënujore të tij. Në qytetin e Shkodrës ka mbërritur dje dhe drejtori i Emergjencave Civile të Malit të Zi, Zoran Begoviç, i cili ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së vendit të tij për të ndihmuar rajonin e Shkodrës në këtë situatë që po kalon. Ai ishte i shoqëruar dhe nga kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Prej tyre u pohua fakti se përmbytje ka dhe në zonën e Ulqinit, por gjithsesi jo të këtyre përmasave. “Megjithatë ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë dhe për të dhënë ndihmën tonë”, ka pohuar Hajdinaga. Gjatë takimit me shefin e Emergjencave Malazeze, është diskutuar edhe për mundësinë e koordinimit të punës mes palëve për të thelluar grykëderdhjen e lumit Buna, e cila është mbushur nga aluvionet e ndryshme. Kjo gjë do ta lehtësonte shkarkimin normal të Bunës në det si dhe do të ulte nivelin e përmbytjeve në zonën e Dajçit. Parashikohet që ky aksion të nisë menjëherë sapo të përmirësohet situata, për të shmangur përkeqësimin e saj në rastin më të parë kur të ketë reshje të bollshme. Gjatë ditës së djeshme, veprime konkrete janë kryer nga forcat e ushtrisë. Ato kanë punuar në argjinaturën e Casllit gjatë gjithë natës, por si rezultat i ngritjes së nivelit të ujit është ndërprerë puna për mbingritjen e argjinaturës. Uji vazhdon të kalojë mbi argjinaturë, duke u futur në tokat që kullohen me hidrovorin e Casllit. Sipas të dhënave të emergjencës është lejuar kalimi i lirë i ujit në argjinaturën e Daragjatit për të mbrojtur argjinaturën e Dajçit. Furnizimi dhe operacionet e ndryshme për Daragjatin kryhen nëpërmjet Bunës nga Muriqanit. Forcat e armatosura pritet të ndërhyjnë për të riaftësuar argjinaturat vetëm kur të bjerë niveli i ujërave. Probleme të shumta ka pasur në rrugët tokësore mes Dajçit Qendër-Pentar, si dhe mes Dajçit Qendër-Mushan, për shkak të çarjes së argjinaturës. Për pasojë banorët e këtyre zonave të izoluar nga pjesa tjetër. Mësohet se rruga që nga fshati Trush, Komuna Bërdicë, deri në Dajç është e pakalueshme me rrugë tokësore. Për të pasur pranë ndihmën mjekësore, një mjek ofron shërbimin e tij nga fshati në fshat me varka. Të dhënat e përmbytjesBashkia Shkodër                        250 hektarë tokë të përmbytur                    570 persona të evakuuar                    330 shtëpi të përmbytura                    300 pako ushqime, 300 bidonë ujë 5 LKomuna Dajç                    2 mijë hektarë të përmbytura                    2 mijë persona të evakuuar                    1187 shtëpi të përmbytura                    5 Ton Ujë dhe 5 ton ushqimeKomuna Ana Malit                        1200 hektarë të përmbytura                    282 persona të evakuuar                    180 shtëpi të përmbytura                    170 pako ushqime, 150 bidonë ujë 5 LKomuna Velipojë                    2 mijë hektarë të përmbytura                    25 persona të evakuuar                    50 shtëpi të përmbytura                    200 pako ushqime, 200 bidonë ujë                     5 L dhe 20 çadraKomuna Bërdicë                    1800 hektarë të përmbytura                    810 persona të evakuuar                    368 shtëpi të përmbyturaKomuna Guri Zi                    1000 hektarë të përmbytura                    730 persona të evakuuar                    200 shtëpi të përmbytura                    300 pako ushqime, 300 bidonë ujë 5 LKomuna Bushat                    1700 hektarë të përmbytura                    312 persona të evakuuar                    150 shtëpi të përmbytura                    200 pako ushqime, 200 bidonë ujë 5 LKomuna Qendër, M.Madhe                    50 hektarë të përmbytura                    10 persona të evakuuar                    8 shtëpi të përmbytura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›