E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra dhe Lezha, me landfill të ri

Qytetet e Shkodrës së Lezhës do të kenë tashmë në dispozicion një landfill të ri për përpunimin dhe trajtimin e të gjitha mbetjeve urbane. Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e landfillit në komunën Bushat, një projekt ky me vlerë rreth 600 milionë lekë dhe me kapacitet prej 47 mijë tonësh në vit. Ai do të përpunojë të gjitha mbetjet në këto zona, duke kontribuar në pastrimin e qyteteve si dhe zonave turistike. “Është një kënaqësi e veçantë të ndaj me ju gëzimin e inaugurimit të këtij projekti me rëndësi shumë të madhe jo vetëm për komunën Bushat, por për gjithë qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Landfilli është një qendër kryesore e përpunimit të mbetjeve të forta urbane dhe është përcaktuar nga studimet më të mira, si rruga më e mirë, më e sigurt dhe më e padëmshme e trajtimit të mbetjeve të ngurta të fshatrave dhe qyteteve tona”, - u Berisha. Duke e cilësuar përpunimin e mbetjeve urbane si një nga kushtet kryesore për zhvillimin e vendit, Kryeministri Berisha u shpreh se ndërtimi i këtij landfilli është një projekt tepër i rëndësishëm jo vetëm për komunën e Bushatit, por për gjithë qarkun e Shkodrës e të Lezhës, si dhe premtoi se qendra të tilla do të ngrihen në të gjitha qarqet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›