Padia e Mediut për Ramën kalon në gjykatën e Tiranës
28/05/2009 Pas ngërçit në Prokurori, ku dosjen se prekte askush Mediu e zhvendos në gjykatë
TIRANË- Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes ka depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë dy padi të njëpasnjëshme. Kanë pothuaj të njëjtin objekt, megjithatë janë bërë në data të ndryshme e i drejtohen personave të të njëjtit institucion. Fatmir Mediu ndonëse është në statusin e personit në gjykim në këto momente i drejtohet përsëri gjykatës për të gjetur të vërtetën sipas tij. Për ish- ministrin e Mbrojtjes nga institucioni i hetimit që është Prokuroria kanë dalë sekrete, të cilat kanë të bëjnë me çështjen në gjykim. Bëhet fjalë për dosjen e madhe të quajtur tashmë “Gërdeci”. Kjo dosje sipas ministrit Mediu mban brenda shumë sekrete ushtarake dhe gjatë hetimit një gjë e tillë nuk është respektuar nga pala akuzuese. Paditë janë regjistruar kundër Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe kreut të hetimit për Gërdecin Sokol Stojani. Mediu shkruan ën padi se nuk është respektuar ligji ndaj në media kanë dalë shumë sekrete që janë deklaruar në dosje nga persona që tashmë janë nën hetim gjyqësor. Padia e parë është regjistruar në datë 8 maj dhe mban numrin 876. Kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtari Fehmi Petku. Ndërsa padia e dytë është regjistruar në gjykatë në datë 15 maj 2009 dhe shorti ka përcaktuar dje gjyqtarin Kreshnik Omari. Objekti i padisë është “kundërshtim i vendimit të Prokurorisë. Pas hedhjes së shortit gjykata do të caktoi datën për zhvillimin e procesit gjyqësor. Fatmir Mediu do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, ndërsa pjesa tjetër e grupit në shkallën e parë të gjyqësorit. Mediu është shprehur disa herë në media se është përgjegjësi e krerëve të Prokurorisë për nxjerrjen e sekretit hetimor. Janë sekrete ushtarake, të cilat duhet të ruhen edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor. Ndërsa nga praktika është bërë e udhës se proceset gjyqësore të këtij lloji kur ka sekrete ushtarake janë bërë me dyer të mbyllura.
Paralajmërimi i padisë nga “Metropol”
Në datën 17 maj të këtij viti gazeta “Metropol” botoi një artikull ku thuhej se pas vendimit që mori Prokuroria e Tiranës për pushimin e hetimeve për kallëzimin penal që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kreu pak kohë më parë kundër Ina Ramës dhe Sokol Stojanit, avokatët e deputetit Mediu kanë kryer në akuzën kryeqytetase një ankimim kundër këtij vendimi, që sipas tyre është i paligjshëm. Rreth orës 13:00 avokatët janë paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, në të cilën kanë kryer një ankimim kundër vendimit të marrë pak kohë më parë nga kryeprokurori i rrethit Genti Xholi. Mësohet se në këtë ankimim i kërkohet prokurorit Xholi, të rifillojë përsëri hetimet si dhe të kryejë një proces të paanshëm, pasi vendimi për pushimin e këtij kallëzimi është marrë pa kryer asnjë verifikim apo veprim hetimor që mund t’i shërbente çështjes.
Përmbajtjet e kallëzimeve të Mediut
Sipas pretendimeve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kallëzimi që kreu ndaj Kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit Sokol Stojanit, nga momenti protokollimit dhe deri në marrjen e vendimit për pushimin e tij, ka qëndruar në zyrën e prokurorit të rrethit Genti Xholi. Duke qëndruar mbi tavolinën e këtij të fundit, nënkuptohet qartë se për zbardhjen e problematikës që shtrohej në kallëzim nuk është kryer asnjë veprim hetimor. Aktualisht nuk dihet me saktësi nëse Prokuroria e Tiranës do të rinisë përsëri hetimin për Kryeprokuroren Ina Rama dhe prokurorin Sokol Stojani, të cilët u paditën nga Mediu për “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrjen e të dhënave hetimore në media”. Në padinë e Fatmir Mediut thuhet se “më datën 25 prill 2008 Ina Rama, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë në hetimin e çështjes referuar më lartë, kanë organizuar një konferencë për shtyp në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke jo vetëm publikuar në mënyrë të paligjshme përmbajtjen e aktit procedural të heqjes së imunitetit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe duke i shpërndarë gazetarëve të pranishëm kopje të këtij akti”. Ndërsa padia për Stojanin kishte të bënte me disa mesazhe që sipas Mediut, Stojani ua kishte nisur disa gazetarëve.