Grupi B: Partizani shpallet kampion dimri në Këlcyrë
Naftëtari ngjitet në vend të dytë me golaverazh më të mirë se Bilisht Sporti. Tepelena parakalon Turbinën
Rezultatet e javës së 11-të
Dje
TEPELENA PERMETI 4-2
DOMOSDOVA NAFTETARI 0-2
TURBINA – BILISHT SPORT 1-1
KELCYRA PARTIZANI 0-1
SOPOTI MEMALIAJ 2-1
Sot
DELVINA – ALBPETROL
Renditja
1.Partizani 24 7 3 1 13-5
2.Naftëtari 20 6 2 3 18-6
3.Bilisht S. 20 6 2 3 17-11
4.Tepelena 19 6 1 4 16-11
5.Turbina 18 5 3 2 16-11
6.Albpetrol 15 4 3 3 11-10
7.Sopoti 15 4 3 4 11-10
8.Përmeti 15 4 3 4 14-14
9.Memaliaj 11 3 2 6 9-14
10.Domosdova 10 3 1 7 8-17
11.Këlcyra 8 2 2 7 6-21
12.Delvina 7 2 1 7 8-17
Java e 12-të
MEMALIAJ – PARTIZANI
KELCYRA – BILISHT SPORT
TURBINA – ALBPETROL
DELVINA – NAFTETARI
DOMOSDOVA – PERMETI
TEPELENA – SOPOTI
Partizani vë kurorën e dimrit në fushën e Këlcyrës
Nga Roland Suli
Këlcyra Partizani 0-1
Shënues: Lleshi 55
Këlcyra: Konini, Kule, Spahiu, Lame Kita (Merko 57), Kuro, Dervishi (Bejko 65), Plugu (Sadikaj 46), Shele, Xhani, Shahini.
Trajner: R.Spahiu.
Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozho, Miska, Bleta, Lleshi (Gega 75), Ahmetaj (Arifaj 30), Batha, Gjeçi (Berdaj 91), Verli, Gjoka.
Trajner: P.Musta.
Gjyqtarë: S.Greca, M.Qose, E.Malo (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Shahini, Çullhaj, Gjoka
Interesim i jashtzakonshëm për takimin Këlcyra-Partizani, që është mbyllur me fitoren minimale të të kuqve, të cilët kanë ruajtur vendin e parë. Të pranishëm ishin më shumë se 1000 tifozë, ku nuk mungonin rreth 60 ultras të kuq nga Tirana. Këta të fundit nuk pushuan së përkrahuri Partizanin, që në fakt është mbështetur edhe nga vendësit. Loja nis me një rast të pastër të Ahmetajt, por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Pjesa e parë është mjaft e bukur, me raste nga të dy ekipet.
Loja ka qenë e fortë dhe në momente të caktuara i ka kaluar edhe rregullat. Në minutën e 43-të Kuro ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi dhe po aq mjeshtërisht grushton Nasufi. Pjesa e dytë bëhet më e bukur, pasi ekipet e kërkojnë golin. Në të 55-ën, kapiteni i të kuqve, Lleshi, përfiton nga një gabim i Dervishi, shmang portierin Konini dhe shënon golin e fitores.
Këlcyra hidhet në sulm dhe rrezikon me Bejkon, Shahinin dhe Sadikajn, por pa arritur të barazojë. Partizani është mbrojtur mjaft mirë dhe ka rrezikuar me Miskën, Bathën, Gjokën e Verlin, por edhe të kuqtë nuk kanë mundur të shënojnë. Edhe 3 minutat shtesë nuk e ndryshojnë rezultatin dhe Partizani largohet me një fitore të çmuar nga Këlcyra. Të kuqtë shpallen kampionë dimri në grupin e jugut.
Para ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje, në nderim të dy punonjësve të policisë, të cilët humbën jetën para pak ditëve në një aksident automobilistik.
Turbina, vetëm barazim ndaj bilishtarëve rivalë
Nga Artan Paja
Turbina Bilisht Sport 1-1
Shënues: Xhelili 77′ / Xhoga 84′
Turbina: Gjergji, Zeneli, Metaj, Koçi (Haxhiu15′), Xhelili, Miraka (Allkja 67′), Isaraj, Mustafaj, Rrapushaj, Xhafa, Basriu. Trajner: E.Belshi.
Bilisht Sporti: Xhelollari, Pere, Xhixha, Tirana, Avxhia (Todo 61′), Xhoga, Pini, Gjoni, Rushi (Bejleri 83′), Ametlli, Zyla.
Trajner: T.Meraku.
Gjyqtarë: S.Bogdani, F.Elezi, F.Lisaku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Metaj, Xhafa, Xhelollari, Xhixha, Todo, Xhoga, Rushi
Turbina ka luajtur dje në stadiumin ”Nexhip Trungu ndeshjen e fundit të fazës së parë me një nga rivalët e drejtpërdrejtë, Bilisht Sportin, por nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë. Në një atmosferë festive, kryebashkiaku Servet Duzha u ka uruar miqve bilishtarë mirëseardhjen, por më parë i ka dhuruar kupën e nderit portierit cërrikas Alban Hoxha, në kujtimit të babait të tij, Bekim Hoxha. Ndeshja ka filluar plot emocione dhe cërrikasit kanë krijuar disa raste për shënim, por nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës.
Në të 31-ën ata kanë pretenduar për një 11-metërsh, por kryesori Bogdani ka vazhduar lojën. Supergoli për cërrikasit do të vinte në minutën e 77-të, kur Xhelili ka shënuar nga një goditje ballore, duke elektrizuar të pranishmit. Bilishtarët janë vënë në lëvizje, të sigurt për të barazuar. Në të 84-ën Xhoga, pas një goditjeje këndi, ka shënuar golin e barazimit. Në këtë mënyrë, cërrikasit spostohen në vend të 5-të në tabelën e klasifikimit, duke humbur shumë terren.
Tre dygolësha në Tepelenë, vendasit i afrohen kreut
Nga Roland Suli
TEPELENA – PËRMETI 4-2
Shënues: Çobo 4, 8, Çela 68, 70 / Qose 75 , 80
Tepelena: Isaraj, Qori, Saka, Skënderi, Abazi (Çela 65), Çunaj, R. Gaba, Meraj, G. Gaba, Çobo, Xhafa. Trajner: I. Selimi.
Përmeti: Kruti, (Xhako 70), Metushi, Tare, Tako, Sakollari, Hajredini, Karalliu, Mihali, Qose, Zhamo, Zhanxhau. Trajner: A. Lapaj.
Gjyqtarë: A.Kamberaj, G.Velçani, E.Hatia (Patos)
Tepelena e mbyll me fitore fazën e parë në fushën e vet përballë Përmetit, i cili kishte ardhur në këtë përballje i pamotivuar, pasi luante ndaj një skuadre e cila i ka shfaqur që në fillim të ndeshjes ambiciet e veta, ku sulmuesi Çobo realizoi dy herë brenda dhjetë minutave. Loja deri në minutën e 70-të foli totalisht për vendasit, të cilët realizuan një tjetër dygolësh, këtë herë me të riun Çela, i cili shihet si talent i skuadrës jugore. Pas rezultatit 4-0 tepelenasit lëshojnë terren dhe përfitojnë miqtë nga Përmeti. Këtë herë me anën e golashënuesit të tyre Qose në minutat 75-të dhe 80-të dhe miqtë ngushtojnë rezultatin, në 4-2.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshime dhe Tepelena koleksionon fitoren e gjashtë dhe ngjitet ne kuotën e 19 pikëve dhe në përfundimin e fazës së parë e sheh veten mes kryesuesve të grupit të jugut. Ndryshe nga herët e tjera, këtë sezon skuadra falë financave të garantuara dhe mbështetjes së kryebashkiakut Tërmet Peçi dhe donatorëve tepelenas, po rivalizon denjësisht. Madje pritet që të ketë edhe përforcime në merkaton e janarit për tu ngjitur në të parën.
Sopoti dominon me Memaliajn, merr 3 pikë me lehtësi
Nga Sokol Belba
Sopoti Memaliaj 2-1
Shënues: Roçi 4, Rrumbullaku 55 / Jaupi 87
Sopoti: Bërdufi (Le