Ahmet Gashi 800 nxenes mesojne ne kushte te mjerueshme

Mbi 800 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” kanë kaluar një vit shkollor në kushte tej mase të vështira. Mure me lagështirë, ambiente të mbipopulluara, për të mos thënë pastaj se sistemi i ngrohjes këtu do të ishte një luks.
Tashmë në ditët e fundit të vitit shkollor, drejtori i kësaj shkolle na thotë se shpreson se viti i ardhshëm do t’i gjejë nxënësit në një godinë të re, pasi është jo normale që nxënësit të kalojnë edhe një vit tjetër aty.
"Në vijimësi është ngritur problemi që nuk plotëson kushtet për zhvillim normal të mësimit, aq më tepër në kryeqyetin e vendit tonë. Shkolla "Ahmet Gashi" është bërë në plan, që do të jetë e para shkollë në Tiranë, që ose do rikonstruktohet plotësisht ose do ndërtohet e re me mjedise më të bollshme"-thotë Ndue kolndreka, drejtori i shkollës 9-vjeçare, "Ahmet Gashi".
Por edhe në rast se kjo shkollë do të rikonstruktohej, numri i nxënësve i kalon kapacitetet e saj, pasi këtu edhe në vitet e kaluara mësimi është zhvilluar me tre turne.
"Edhe në rast se rikonstruktohet, shkolla nuk i plotëson kushtet për vijimin e mësimit me një turn paradite, sepse ka kapacitet vetëm për 15 klasa mësimi, në një kohë që vitin që vjen kemi 28 klasa mësimi"-thekson ai.
Edlira Sulejmani: "E ndërsa drejtuesit e shkollës "Ahmet Gashi" këtu në Tiranë apelojnë për zgjidhjen e këtij problemi, na ndajnë vetëm 3 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, që këshilli bashkiak të lirojë fondin për ndërtimin e një godine të re. Në të kundërt nxënësit e kësaj shkolle do përballen me kushte të vështira që në fillim të vitit të ri shkollor".
Edlira Sulejmani