E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini Vendimet e gjykates ti pranojne te gjitha palet

Ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini, duke komentuar situatën paszgjedhore në Shqipëri ka pohuar se vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët, ashtu sikundër rezultati duhet të respektohet.

Gjatë një takimi me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto në samitin e ministrave të Jashtëm të Europës Qendrore në Trieste, Fratini gjithashtu ka theksuar se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij siç përcaktohet në legjislacionin vendas është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit dypalësh, në përgjigje të interesimit të Ministrit Fratini,  Haxhinasto foli për gjendjen ku ndodhet procesi i shpalljes së vendimit përfundimtar për Tiranën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›