Naftëtarët dalin nga greva e urisë
VLORE - Punonjësit e ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Gorisht kanë mbyllur dje grevën e urisë të filluar një javë më parë.
Sipas grevistëve, dalja nga greva është bërë e mundur mbas disa takimesh mes përfaqësuesve të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Gorisht, përfaqësuesve të pushtetit lokal si dhe deputetit të zonës. Sipas tyre, vendimi për ndërprerjen e grevës është marrë pasi u plotësuan kërkesat e tyre, sidomos ajo më kryesorja; kthimi i tyre në punë. Pas marrjes së njoftimit se grevistët dolën nga greva kanë lënë spitalin dhe dy kolegët e tyre të cilët ishin shtruar në spital dy ditë më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur për shkak të grevës. Mësohet se të gjithë punëtorët janë rikthyer dje në vendet e punës ku dhe kanë punuar më parë. Sipas drejtorit të ndërmarrjes Musa Xhuveli, asnjë punëtor nuk është pushuar nga puna. Dje ka qene dita e fundit në të cilën naftënxjerrësit mund të qëndronin larg punës, pasi me hyrjen e tyre në grevë ndërmarrja u kishte siguruar atyre leje vetëm për një javë. Sipas tij, punonjësit e Gorishtit janë futur në grevë urie të nxitur nga politika dhe segmente të tjera, të cilëve u interesonte që punëtorët të futeshin në grevë. Xhuveli ka theksuar se lista e personave të prekur nga reforma do të rishikohet dhe se ai do të përpiqet të ulet shifra e personave të prekur. "Reforma do të vazhdojë sipas komisionit dhe Alpetrolit. Në listë për të dalë në reformë janë 85 persona por unë do të këmbëngul që lista të rishikohet dhe numri i personave që do të dalin në reformë të ulet disi. Shumë prej atyre që u futën në grevë urie janë ende në listë për të dalë në reformë, por kjo listë do të rishikohet dhe një herë", ka pohuar Xhuveli. q.b