Kapen në Kapshticë 7 afganë, ngatërruan maunen e Italisë
Donin të shkonin në Itali, por përfundojnë në Korçë. Shtatë klandestinë afganë u zbuluan dje në pikën kufitare të Kapshticës, të fshehur mes ngarkesës së një mauneje turke.
KORÇE / JORGJETA GJANÇI
Ata kanë deklaruar se kishin dashur të udhëtonin nga Greqia drejt Italisë, por kanë ngatërruar mjetin, duke shkelur aksidentalisht në tokën shqiptare. Pas marrjes në pyetje nga autoritetet kufitare shqiptare rezultoi se, kishin ardhur nga vendi i tyre në fillim në Turqi dhe mandej me synimin për të kaluar transit përmes Greqisë të shkonin në Itali, ku mendonin të punonin si emigrantë ekonomikë. Por ka qenë policia shqiptare që zbuloi tentativën e tyre për të kaluar në perëndim, duke i kthyer pas, në Greqi. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se rreth orës 13:00 të ditës së djeshme është paraqitur për të hyrë në tokën shqiptare përmes pikës së kalimit të kufirit Kapshticë një maune turke e ngarkuar me konfeksione. Ajo drejtohej nga shoferi Oskan Koze. Gjatë kontrollit për të verifikuar mallin nga kontrollorët doganorë u zbulua se mes mallrave të maunes qëndronin të fshehur 7 persona. Ata u zbritën dhe u morën në pyetje nga autoritetet policore kufitare shqiptare. U mësua se kishin mbërritur ilegalisht nga Afganistani dhe se në Turqi kishin mundur të siguronin transportin e tyre drejt Greqisë. Në shtetin fqinj kishin mundur të qëndronin për 3 muaj me radhë, pa u diktuar nga autoritetet vendase. Qëllimi i tyre ishte të vazhdonin udhëtimin drejt Italisë, ku ëndërronin të punonin si emigrantë ekonomikë. Sipas hetimeve të para, shtatë shtetasit afganë do të hipnin në një maune mallrash, destinacioni i së cilës ishte udhëtimi drejt Italisë, në rrugë detare. Por, ndërsa prisnin të përfundonin në traget, janë zbuluar në pikën kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shtetasit afganë gjatë marrjes në pyetje dhe kontrollimit të dokumenteve rezultuan se ishin të pajisur me dokumente identifikuese të marra në vendin e tyre, por nuk kishin vizë për të kaluar në shtete të tjera. Për këtë qëllim ata ishin fshehur në ngarkesën e maunes, pa e ditur se ajo udhëtonte në vendin tonë. Kapja nga policia shqiptare e ndërpreu udhëtimin ilegal të tyre. Në këto rrethana, 7 afganët u rikthyen mbrapsht dhe iu dorëzuan autoriteteve doganore greke. Ndërkohë, shoferi turk së bashku me maunen e tij të ngarkuar me mallra të destinuara për tregun shqiptar, është shoqëruar nga autoritetet policore shqiptare në komisariatin e Policisë në Rrethin e Devollit. Shoferi turk nuk ka pranuar të ketë bashkëpunuar me refugjatët dhe ka pretenduar se, 7 afganët do të kenë hipur në mjet që te magazinat, ku ai është ngarkuar. Në mëngjesin e ditës së sotme autoritetet policore shqiptare do të konkludojnë rreth qëndrimit që do të mbahet ndaj tij.