Shkollat e Fierit, me kalueshmërinë më të lartë në vend, 98%
Rrethi i Fierit renditet ndër të parët në vend për shkallën e lartë të kalueshmërisë në provimet e Maturës Shtetërore. Kjo është vërtetuar nga vlerësimi i marrë prej tyre pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore. Statistikat e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Fier tregojnë se vetëm 90 maturantë nuk kanë mundur të marrin notë kaluese në dy provimet e detyruara.
Nga 2560 maturantë që regjistron rrethi i Fierit, 48 prej tyre nuk kanë kaluar në provimin e letërsisë dhe 42 të tjerë nuk kanë mundur të kapërcejnë testin e matematikës. Në total, mesatarja e kalueshmërisë për maturantët e Fierit shkon në 98 për qind.
Sipas përgjegjësit të sektorit të trajnim-kualifikimit në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Fier, Xhevahir Kajusha, mësohet se si shkollat publike dhe ato jopublike kanë dëshmuar nivel të lartë rezultatesh në këto provime.
"Tashmë janë shpallur dhe janë shpërndarë te të gjithë maturantët e rrethit të Fierit notat e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore. Rrethi i Fierit edhe këtë vit është mbi mesataren e Republikës së Shqipërisë, si për sa i përket kalueshmërisë, ashtu edhe për notën mesatare. Në letërsi kalueshmëria ka qenë 98%, kurse në matematikë 98.7%. Ky është një rezultat mjaft i kënaqshëm për maturantët e rrethit të Fierit. Edhe provimi i lirimit për lëndën e gjuhës ka pasur një kalueshmëri prej 96%. Kurse për sa i përket provimit të matematikës për klasën e 9-të akoma nuk kemi shpallur rezultatet dhe jemi në pritje të skemës që do të dërgohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave", ka shpjeguar Kajusha.
Lidhur me nivelin e shkollave publike dhe jopublike, rezultojnë me kalueshmëri të lartë si shkollat publike dhe ato jopublike. Ndër shkollat shtetërore, me rezultat të lartë janë gjimnazet "Janaq Kilica", "Perikli Ikonomi", si dhe "Zhani Ciko" në Patos.
Statistikat e DRA-së së Fierit tregojnë se këto shkolla kalueshmërinë e kanë pasur 100%.