Shkollat, ja si mund ta transformojnë botën...

Historia e misionit të një shkolle amerikane në zemër të Pakistanit konservator, e cila po synon të shartojë vlerat e barazisë dhe të demokracisë amerikane me vlerat më të mira të shoqërive vendore
“Mos u mjafto me historitë që kanë kaluar para teje. Ec përpara dhe krijo historinë tënde”- Jalal al-Din Rumi, 1207 - 1273 pas Krishtit"
Në zemër të Punjab-it, një krahinë e lashtë pakistaneze, e cila krenohet në histori me lordët mogulë dhe traditat antike, kultura e së cilës përcakton atë që shumica e vendeve perëndimore e njohin si “Pakistan”, vetëm 12% e qytetarëve kanë një përshtypje të favorshme ndaj Shteteve të Bashkuara. SHBA shihet si një kundërshtare e Islamit, një besim i bazuar shpesh në ideologjitë që kanë tjetërsuar të rinjtë jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga vendi i tyre. Në SHBA, gati çdo ditë, lajmet kabllore raportojnë një tjetër eksplodim bombe në Peshawar –një sulm me avion pa pilot përgjatë zonës së kufirit - ose një tjetër sulm terrorist të mundshëm në Evropë apo në SHBA, nga ndonjë terrorist i trajnuar në një kamp në Pakistan. Rrallë dëgjojnë amerikanët për betejat e jetës së përditshme, frustrimet dhe frikën e rinisë së Pakistanit. Dhe po aq rrallë është mundësia për qytetarët pakistanezë që të mësojnë për njerëzit në SHBA. Një njeri, një pakistanezo-amerikan,refuzon të pranojë status quo-n. "Ne duhet të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin. Është thelbësore që të njohim interesat tona të përbashkëta dhe të festojmë traditat tona të veçanta”. Ai ka ndërtuar një shkollë në kryeqytetin e Punjab-it, mbi ndërtesën e së cilës valëvitet flamuri amerikan. Sistemi Ndërkombëtare Amerikan i Shkollës, AISS, një shkollë e mbushur me studentë pakistanezë të etur për dije, mësojnë nga mësuesit e rinj pakistanezë dhe amerikanë, rreth lirisë dhe demokracisë amerikane, duke zgjeruar vizionin për veten e tyre në botë, dhe angazhimin e tyre ndaj Pakistanit. Historikisht, një rol parësor i edukimit ka qenë transmetimi i kulturës nga një brez në një tjetër, nëpërmjet një procesi të planifikuar duke avancuar vlerat, traditat dhe njohuritë e nevojshme për ruajtjen e shoqërisë. Në AISS, mësuesit u japin studentëve njohuri për kulturat e Pakistanit dhe SHBA-së. Vlerat amerikane të tilla si barazia, individualizmi dhe konkurrenca janë të ngulitura në programin mësimor, duke ruajtur vlerat tradicionale pakistaneze si Burkhurdari (respekti), Sabar (durimi), Ilyhaaz (ruajtja e ndjenjave të të tjerëve), dhe Ghairat (nderi). Sfidat për fakultetet dhe familjet janë ruajtja e këtyre vlerave dhe njohja e fuqisë së vazhdimësisë për ruajtjen e shoqërisë, duke frymëzuar njëkohësisht të rinjtë që të bëhen agjentë të ndryshimit. Por, Pakistani paraqet një dilemë - cili Pakistan duhet të ruhet, dhe çfarë duhet të ndryshojë? Pakistani ka një mori grupesh politike dhe militante, secili me axhendën e vet. Shoqëria është e fragmentuar dhe shumë të rinj në Pakistan, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, janë të izoluar, jetojnë në një jetë ku sundon kaosit, pa aftësi të mjaftueshme për t’i ndryshuar gjerat, ose për të shprehur shqetësimet e tyre. "Prosperiteti, liria dhe paqja nuk janë vetëm shpresa amerikane", i thashë. "Ato janë shpresa universale të njeriut. Dhe, edhe përballë dhunës dhe trazirave të Azisë Qendrore, ne besojmë se arsimit ofron mundësi dhe shpresë për të ardhmen dhe për transformimin e jetëve dhe kombeve". E themeluar në vitin 2007, “American International School System” ofron një edukim amerikan për fëmijët myslimanë. Nëpërmjet edukimit, AISS shpreson ta ndihmojë Pakistanin, për ta bërë më të begatë, më të sigurt, më demokratike dhe më të aftë për t’u ngritur kundër dhunës dhe ekstremizmit, duke transformuar kështu njëkohësisht edhe marrëdhëniet amerikano-pakistaneze. Shumë prej të rinjve të vendit janë të izoluar nga të tjerët e moshës së tyre, dhe kanë shumë pak kontakte me botën e madhe jashtë Pakistanit. Sfida të tilla kërkojnë një angazhim afatgjatë për të rinjtë. Nëse ndryshim strukturor në shoqëri është për të transformuar Pakistanin, dhe do të lejojë që ajo të jetë në paqe me fqinjët e saj, ajo duhet të “rivalizohet” me AISS, dhe duhet të fillojë duke arritur tek të rinjtë. 50% e popullatës nuk është ende tek të njëzetat, dhe me më shumë se dy të tretat, ende 30 vjeç, kanë pak mundësi për t’u angazhuar në komunitet, për të shtuar se ka pak mentorë që mund të drejtojnë zhvillimin e tyre. Vetëm 30 për qind e fëmijëve të shkollave ia dalin të frekuentojnë shkollat e mesme. Vetëm një e treta mund të lexojnë një histori të shkurtër, ndërsa gjysma e tyre nuk mund të shkruajnë një fjali të plotë. UNESCO na tregon se deri në vitin 2015, Pakistani do të ketë numrin më të madh të të rinjve të papunë në botë, dhe nga viti 2050, Pakistani do të jetë vendi i tretë me popullsinë më të lartë në botë. Bashkë me sfidën shtrihet edhe mundësia; Pakistani mund të ripërcaktojë të ardhmen e vet dhe rolin e arsimit në jetën e njerëzve. Në mënyrë që ta bëjë këtë, të rinjtë duhet të jenë të bindur për potencialin e tyre si dhe të njëri tjetrit, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’u përshtatur dhe për të mësuar. Ekziston një vetëdije në rritje në mesin e rinisë provinciale lidhur me fuqinë e arsimit, dhe, njëkohësisht, ekziston një vrull në rritje për ndryshim në radhët e elitës së udhëheqësve të rinj të Pakistanit. I thashë: "Ne jemi duke e diskutuar çështjen në dërrasën tone të zezë ... për të nxitur ndjenjën e të menduarit kritik dhe besimin se është e nevojshme zhvillimi i atyre liderëve të cilët kanë perspektiva të shumta, diversitet në vlerësim dhe që promovojnë mirëkuptimin kulturor". Të rinjtë duan të jenë të arsimuar, të ketë aftësi për punë dhe të jetë konkurrues në tregun global. "Ne mendojmë se përmes edukimit mund të arrihen shumë gjëra”, thotë drejtori i shkollës Mark Roziç, i cili është me origjinë nga shteti i Pensilvanisë. "Ne jemi duke demonstruar se Shtetet e Bashkuara janë një partner në përpjekjet e tyre për të krijuar ndryshime pozitive në vendin e tyre .Dhe, ne duam të tregojmë se populli amerikan përbëhet nga njerëz të mirë, dhe se jemi këtu për t’i ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi”. Objektivët demografikë të shkollës janë të dyja-klasa me të ardhura shumë të ulëta dhe klasa me të ardhura të ulëta të mesme. Megjithëse është një shkollë private, më shumë se 87% për qind e studentëve marrin ndihmë financiare përmes fondit të shkollës, “Fondacioni i American International School System”. Pa këtë ndihmë, AISS nuk mund t’i arrijë dhe t’i ndihmojë fëmijët në Pakistan, në mënyrë që të zgjerojnë vizionin për veten e tyre në botë. "Si amerikanë, ne mendojmë se e dimë vlerën e arsimit, dhe nganjëherë mendojmë se kjo është e qartë edhe për të gjithë të tjerët. Por nuk ndodh kështu”, vlerësova unë. "Ne po bëjmë pjesën tonë, jo vetëm duke edukuar fëmijët në shkollën tonë, por, gjithashtu, edhe duke edukuar sa më shumë që të mundemi: prindërit, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat e tyre, edhe pse mund t’i japim njohuri vetëm rreth vlerave të vërteta të arsimit". Modeli amerikan i arsimit në AISS ofron mundësi të të nxënit si për studentët ashtu edhe për familjet, në mënyrë që të nxitet rritja e qëndrueshmërisë edhe jashtë sistemit shkollor AISS, duke respektuar dhe nderuar kulturat dhe traditat. Programi është i strukturuar ashtu siç është në një shkollë të kualitetit të lartë në Shtetet e Bashkuara. "Ne përdorim një program akademik amerikan dhe tekstet janë në gjuhën angleze", thotë drejtori Roziç. "Ne do t’u japim fëmijëve tanë një diplomë të shkollës amerikane, çka do t’u mundësojë atyre që të frekuentojnë kolegje dhe universitete në mbarë botën.” "Përbën besimin tone të zjarrtë se puna që ne po bëjmë do të forcojë lidhjet mes dy vendeve tona, jo vetëm sot, por në të ardhmen", thashë. “American International School System”, në fillim kur u lançua, kishte vetëm shtatë studentë në sistemim parashkollor dhe kopshte. Sot ka dyqind studentë në sistemin parashkollor deri në klasën e tetë, dhe pritet të zgjerohet në një mijë studentë gjatë pesë viteve të ardhshme. Specialisti i arsimit, Dr Judith Findlay, bashkëpunon me AISS për të mbështetur zgjerimin e modelit AISS dhe të përsosmërisë në arsim. "Ky është një eksperiment në arsim, thotë ajo, që është unik në botën myslimane. AISS integron jetën e komunitetit në jetën e shkollave të saj, dhe inkurajon dhe përgatit nxënësit që të bëhen udhëheqës dhe të kultivojnë njohuri gjatë gjithë jetës së tyre. Ky është një objektiv i denjë dhe i arritshëm". "Tani për tani ne jemi në fazën e sistemit parashkollor deri në klasën e tetë, por së shpejti, do të shtojmë një shkollë të mesme”, theksoi Roziç. Me një investim prej 10 milionësh, AISS ka ndërtuar një nga kampuset më moderne në Pakistan. Kampusi ofron burime për shkencën e mjedisit, të kërkimit bujqësor, për sportin, dhe për studimin e artit. Kampusi përmban një amfiteatër, pishinë, mensë, një auditor me teknologji të lartë, biblioteka, dhe kompjutera në të gjitha klasat. Përveç aktiviteteve të rregullta në klasë, objektet përdoren për aktivitete edukuese dhe qytetare, të cilat sponsorizohen nga shkolla. Këto përfshijnë zhvillimin e kurseve të avancuara profesionale për stafin dhe mësuesit nga sistemi shkollor pakistanez. Por, ajo çfarë ndodh brenda klasës është më e rëndësishme për njeriun që ka ngritur flamurin amerikan në shkollë, e cila valëvitet në zemër të Punjab-it. "Unë dua që nxënësit e mi të besojnë se në qoftë se ata punojnë mjaft e vështirë, ata mund të bëhen dhe bëjnë gjithçka. Unë dua t’i sfidojë studentët tanë. S’ka rëndësi nëse babai juaj është një kopshtar. Ju ende mund të bëheni një inxhinier, një mjek, një oficer ushtarak apo udhëheqësi i vendit tuaj ... Ky është virtyti amerikan që ne duam ta ndajmë me këta studentë. Kjo është një mënyrë me të vërtetë demokratik e të menduarit dhe ndodhet gjithmonë përball nesh kur ecim drejt shkollës çdo mëngjes”.
Marrë nga Huffington Post
...