Sot Dita Botërore e Ushqimit
Me shumë se 150 vende të botës festojnë më 16 tetor Ditën Botërore të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945. Kjo ngjarje e përvitshme e kthen vëmendjen tek ushqimet që konsumojmë . Kjo ngjarje e përcaktuar nga OKB, si Dita e Ushqimit përveç cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve , kthen vëmendjen edhe tek bujqësia dhe blegtoria.