E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terheqja nga Afganistani NATO ndal transferimin e te denuarve

Tërheqja e trupave të koalicionit nga Afganistani brenda vitit të ardhshëm vihet në pikëpyetje, ndërsa forcat e udhëhequra nga NATO-ja kanë ndalur transferimin e disa të burgosurve në burgjet afgane pas akuzave për torturë që përmenden në një raport ende të papublikuar të Kombeve të Bashkuara.

Sipas BBC-së, raporti i misionit ndihmues të Kombeve të Bashkuara në Afganistan pohon që të burgosurit afganë të jenë rrahur në objektet e paraburgimit dhe në disa raste, të jenë sulmuar seksualisht dhe me sulme elektrike. Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja nuk ka dashur të komentojë politikat e transferimit të të burgosurve.

Mirëpo, një zyrtar i NATO-s, i cili mbetet anonim, është cituar të ketë thënë që NATO-ja ka pezulluar transferimin e të burgosurve në të paktën tetë qendra paraburgimi deri në verifikimin e akuzave. Raporti i Kombeve të Bashkuara pritet të publikohet në ditët në vijim por  ndalja e tranferimit të të burgosurve ve në pikpyetje dhe kalimin e kompetencave  të  sigurisë në duart e afganeve çka i hap rrugën kthimit të trupave të NATO-s në shtëpi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›