E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për kontroll ulcere stomaku dhe lind djalin



Lisa Uitçalls ka mbetur edhe vetë e trullosur kur në spital i thanë se duhej të dërgohej me urgjencë tek salla e lindjeve, ndërsa kishte shkuar në spital për të kontrolluar pse i digjte aq shumë stomaku. 27- vjeçares i ishte thënë nga mjekët se ajo nuk do të mund të lindte kurrë fëmijë. Ajo i kishte kërkuar të dashurit të saj ta çonte në spital, e bindur se kishte ulcer, por kur e kishin vizituar mjekët i kishin thënë se ishte nëntë muaj shtatzënë. Dhe në fakt, pas katër orësh e gjysmë kishte lindur vogëlushin Risi. “Të shkosh në spital për ulcerën dhe të lindësh një bebe është çmenduri. Unë u shokova dhe nuk mund ta besoja se ishte i imi. Jam mama! Nuk mund ta besoj. Kur mjekët të thonë se ti nuk ke mundësi të lindësh, nuk e vë në dyshim këtë”, tha ajo për “The Sun”. Pas një testi lindjeje, Lizës i ishte thënë se kishte vetëm një vezore dhe nuk do të lindte fëmijë. Gjatë nëntë muajve të fundit ajo kishte dyshuar se mjekët mund të kishin gabuar. Por edhe katër testet e shtatzënisë kishin rezultuar negative. (The Sun)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›