E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e re tenton flijimin me helm

Nje 24-vjecare ka tentuar te flijohet duke pire pesticide, pas gjendjes depresive ne te cilen kishte kaluar gjate muajve te fundit. Manjola K., nene e nje femije te mitur, eshte derguar rreth ores 20:00 te se enjtes, ne spitalin e Durresit ne gjendje te rende shendetesore, ndersa i rrefyen policise se prej ditesh nusja ishte mbyllur ne vetvete. Mjeket keshilluan dergimin ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per mjekim me te specializuar. Mesohet se 24-vjecarja ka perdorur nje helm qe perdoret ne bujqesi dhe qe i rrezikon jeten. Policia e Durresit, nisi hetimet dhe mori ne pyetje te afermit e nuses se re. Ata kane deshmuar se Manjola gjendej e vetme ne banese kur ka kryer aktin. Policia heton edhe nje piste te mundshme te shkaktimit te vetevrasjes, pas ndonje konflikti ne familje.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›