Shkon për të vjedhur, bie nga kati i 3-të

11/06/2005 Agron Kionaro, 33 vjeç, gjeti vdekjen dje në orën 02.00 në Tiranën e Re
TIRANË- Hajdutit që kacavirrej në mure për të vjedhur një banesë në "Tiranën e Re", i rrëshqet këmba e për pasojë bie me kokë në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në orën 02.00 të ditës së djeshme dhe ka si protagonist 33-vjeçarin nga Tirana, Agron Kionaro, lindur e banues në lagjen e njohur si "Xhamlliku", poshtë "Profarmës", i cili u identifikua nga familjarët e tij pas 15 orësh qëndrimi në morgun e kryeqytetit, pasi ai nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi. Burimet policore nga Komisariati numër 2 në Tiranë, thanë për gazetën "Metropol" se nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 33-vjeçari ka pasur edhe më parë probleme me drejtësinë, pasi është dënuar për vjedhje. Ndërkaq mësohet se, Kionaro njihej si përdorues i rregullt droge, ndërsa ishte i pamartuar. Dëmtimi që pësoi nga rënia prej një lartësie të tillë, e cila llogaritet deri në 15 metra, ishte tepër i madh, aq sa mjekët eksperto-ligjorë e patën tepër të vështirë për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet intensive të ekspertëve të Komisariatit numër 2, mundësuan që viktima të identifikohej brenda një kohe të shkurtër, ndërsa, sipas burimeve të policisë, janë përdorur metoda të ndryshme për të mësuar emrin e të riut.
Ngjarja
Me stilin e kacavjerrjes në mur, sipas burimeve policore, Agron Kionaro ishte duke kryer një grabitje në një pallat, në zonën e "Tiranës së Re". Kishin kaluar dy orë nga mesnata dhe gjithë banorët e pallatit ishin në gjumë. Sapo kishte mbërritur afër dritares së katit të tretë, Kionaro humb ekuilibrin pas rrëshqitjes së këmbës dhe bie menjëherë në asfalt. Një nga banorët e pallatit, tha për gazetën, se kishte dëgjuar një zhurmë aq të madhe, sa kishte kujtuar për ndonjë shkrehje arme. Sapo kishte dalë jashtë, banori i katit të parë ishte tmerruar, kur pa në asfalt trupin e pajetë e të deformuar të viktimës, ku pjesa më e dëmtuar ishte kafka. Menjëherë është thirrur policia, e cila më pas e transportoi kufomën në morgun e Tiranës.
Identifikimi
Ekspertët e kriminalistikës në Komisariatin numër 2 e patën tepër të vështirë për të gjetur emrin e kufomës. Burimet policore thanë se janë marrë nga burgjet hajdutë të njohur të zonës së Tiranës së Re, të cilët hynin me radhë në morg. Qëllimi ishte identifikimi i 33-vjeçarit, pasi nuk kishte asnjë të dhënë tjetër, përveç fakti se ai kishte shkuar për të grabitur. Aty rreth orës 17.00 të ditës së djeshme, ishte siguruar një informacion rreth një mundësie identiteti, e cila u bë konkrete me mbërritjen e të afërmve të tij. Ata tërhoqën më pas trupin e pajetë të Kionaros.
Tirana përfshihet nga vala e grabitjeve
Hajdutët “mbysin” Tiranën. Vetëm 48 orët e fundit policia e Tiranës ka arrestuar 12 prej tyre. Është arrestuar Alban Kaposhi, 23 vjeç dhe Igli Dervishi, 30 vjeç. Këta shtetas në rrugën "Arkitekt Kasemi” kanë thyer xhamin e një mjeti, duke i vjedhur një kasetofon. Prangoset Eduart Hoti, 24 vjeç. Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit të prokurorit, për veprën penale të vjedhjes. E.Th., 17 vjeç, u kap në flagrancë në rrugën e “Durrësit”, në afërsi të karburant “Euro-Drin”, duke vjedhur 8 tasa mjetesh. Gjithashtu është arrestuar Arben Konja, 32 vjeç, sepse është autor i vjedhjes së farmaci “Flavia” në rrugën e “Barrikadave”. S.S., 13 vjeç, u ndalua pasi vodhi një farmaci. Tom Shpendi, 57 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë, kishte vjedhur një banesë. Nga Komisariati nr.6 u krye arrestimi i Enver Gjinit, 47 vjeç, i sëmurë me kancer, pasi ka vjedhur një fadromë në Kombinat, mjet i cili kap vlerën prej 6 milionë lekë. Për inat të pronarit, dy punëtorë i vjedhin atij 5 milionë lekë e më pas i "rrëfehen" se gjatë transportit ua kishin vjedhur disa hajdutë, Fatjon Beti, 26 vjeç dhe Ervin Vaqarri, 24 vjeç, të dy nga Tirana, ndërsa para dy ditësh u arrestuan dy hajdutë që grabisnin te "Xhamlliku".