E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon për t‘u freskuar në lum, mbytet 7-vjeçari

Shkon të lahet më shokët në Osum, mbytet një 7-vjeçar nga qyteza e Urës Vajgurore. Alarmi është dhënë nga shokët e vogëlushit të mbytur, të cilët kanë njoftuar kalimtarët e rastit për rrëmbimin nga ujërat të shokut të tyre, Kozma Nako. Menjëherë drejt vendit që kanë identifikuar të miturit kanë shkuar banorë të lagjes, ndërkohë që është njoftuar policia. Sipas burimeve nga kjo e fundit janë dashur rreth 40 minuta kërkime për të nxjerrë nga ujërat e lumit, trupin e pajetë të 7-vjeçarit. Mësohet se mbytja ka ardhur si pasojë e pakujdesisë, pasi 7-vjeçari ishte larguar shumë nga bregu dhe ujërat e rrëmbyeshëm të Osumit e kanë marrë me vete. Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh, i humbjes së jetës në ujërat e lumit në rrethin e Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›