E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca; Ekrem Spahia paraqitet për herë të parë në gjyq për “14 shtatorin”



Mesditën e djeshme, përkatësisht rreth orës 14:00, në Gjykatën e Tiranës vijoi procesi gjyqësor në ngarkim të shtetasve Alfons Zeneli, Antoneta Malaj, Dritan Zhgjeçi, Edmond Ymeri, Elvis Kamberi, Ekrem Spahia, Frrok Gjini, Ilir Zhilla, Sali Shehu dhe Shemsi Prençi, të akuzuar për veprën penale të kryengritjes, neni 221 i Kodit Penal. Referuar vendimit të seancës së kaluar, para togave të zeza të kryesuara nga gjyqtari Ilir Çeliku, është paraqitur edhe zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, në cilësinë e të pandehurit. Por, seanca e djeshme u shty për shkak të mungesës së prokurorit Ylli Bedalli, i cili kishte dërguar një shkresë, ku justifikonte mungesën për shkaqe familjare. Gjatë seancës, ku të pranishëm ishin të pandehurit Ekrem Spahia, Shemsi Prençi, Antoneta Malaj dhe Alfons Zeneli, trupi gjykues u njoh me gjeneralitetet e zv.ministrit në cilësinë e të pandehurit. Seanca e parë e këtij procesi gjyqësor daton më 11 prill të vitit 2003, përkatësisht rreth 6 vjet më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›