Shijak; Përplasja e automjeteve, tre të plagosur
Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shijak-Durrës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pranë Filantos, kur automjeti “Fiat Punto” me targa BL 041381 i drejtuar nga Dervisan Doku, lindur dhe banues në Sallmone të Shijakut, ka përplasur automjetin tip “Benz” – kamioçinë me targa KJ 7028 A, i drejtuar nga shtetasi Trifon Petro, 46 vjeç, banues në Kavajë. Sipas burimeve të policisë, nga ky aksident janë dëmtuar dhe ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të qytetit shtetasit Trifon Petro, Dervisan Doku dhe I.H., 16 vjeç, banues në Sallmone, i cili ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Dervisani. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku pas veprimeve të kryera, i ka dërguar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur”.