Shkozet, asgjësohen 1309 tonë mortaja
Zona e Shkozetit në Durrës pastrohet nga 59 kontejnerë me municione.
DURRES/ OERD ULQINI
Ministri Gazmend Oketa, tha dje se nga predhat e mortajave janë asgjësuar të gjitha pjesët e rrezikshme si djegoret dhe baruti. Menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit, reparti 4301/2 në Durrës ka qenë pjesë e një plani të shpejtë veprimi, i cili parashikonte asgjësimin e municioneve që ndodheshin pranë 20 000 banorëve të Shkozetit. Në më pak se dy muaj është kryer ajrosja e kontejnerëve, heqja e djegoreve dhe shpërthimi i lëndës plasëse. Municioni i mortajave të kalibrit 120 mm ishte depozituar në Shkozet rreth 7 muaj më parë, pas tentativës së dështuar për të kaluar Bosforin. Pala turke e ktheu prapa atë dhe që prej këtij incidenti, predhat kanë qëndruar në mes të zonës së banuar. Në total ka qenë një sasi prej 1309 tonë municione, që është asgjësuar në poligonin e grykëderdhjes së Erzenit në fshatin Jubë. Sipas komandantit të këtij operacioni, nënkolonel Nezir Marku, procesi i asgjësimit nisi më 23 qershor dhe përfundoi ditët e fundit. "Nga 1309 tonë municione, 25 tonë ishin djegore ose 50352 copë, të cilat u asgjësuan në poligonin ushtarak në Jubë-Sukth, ndërsa pjesa më e madhe u magazinua në depot e Borizanës, të cilat sigurojnë kushte më të mira magazinimi dhe siguri më të lartë për komunitetin".
Ministri Oketa ka parë nga afër kontejnerët e boshatisur, të cilët deri pak kohë më parë mbanin artilerinë e mortajave. Sipas ministrit, është shumë i rëndësishëm fakti, që Shqipëria nga drita e kuqe e alarmit të municioneve të kalojë në atë portokalli. "Kemi asgjësuar së fundmi 2.5 tonë barut të zi në Mjekës. Së shpejti do të nisë asgjësimi i municioneve të atyre depove që kanë prioritet", tha ministri. Tashmë reparti 4301/2, i cili ndodhet në mes të qendrës së banuar të Durrësit është i pastër nga municionet. Oketa ka rezervuar një falënderim të veçantë për strukturat vendore, policore dhe ato ushtarake të qytetit, të cilat në një kohë kaq të shpejtë asgjësuan 59 kontejnerët me municion artilerie. Çmontimi dhe asgjësimi i këtij arsenali është kryer nga specialistët shqiptarë, në bashkëpunim me këshilltarë të huaj ushtarakë.