E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen 60 piktura në Galerinë e Arteve të Korçës

Share

Galeria e Arteve në Korçë Guri i Madh ka rënë pre e grabitësve. Mësohet se në të janë vjedhur plot 60 piktura, mes të cilave 30 i përkasin piktorit të madh Vangjush Mio.

Grabitja e pikturave, sipas policisë, nuk ka ndodhur me dhunë, pasi nuk ka pasur thyerje apo shenja që të tregojnë se është hyrë me dhunë.

Ndërtesa në fakt nuk ruhet nga ana e personave të paguar, por nga kujdestare vullnetarë, çka e ka bërë grabitjen më të lehtë. Për momentin ende nuk ka asnjë të dyshuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›