Zheji: Do shkojmë në Kushtetuese
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës vendosi dje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin popullor për ndryshimet kushtetuese.
Aristir Lumezi
Ka qenë kreu i Komitetit, Artur Zheji, që ka bërë të ditur vendimin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe për të përdorur mjetin demokratik të protestës, për të drejtën që i mohoi KQZ-ja shqiptarëve. “Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës do ta vazhdojë me të gjitha mjetet legale dhe të protestës aktivitetin e vet, për arsye se misioni për mbrojtjen e Kushtetutës, që është dhe në themelin e Komitetit tonë, do të vazhdojë i papërkulur, pavarësisht nga ky ngërç, apo pavarësisht nga ky kurth. Por, kjo nuk do të thotë që ne do t’i lëmë shqiptarët jetimë nga mundësia për të thënë fjalën e tyre të protestës për një dhunë fashiste, që i është bërë të drejtës së tyre për të shprehur vullnetin e tyre. Pra, nuk mund t’i lëmë fushë të lirë padronëve, të cilët duan të monopolizojnë në dy apo tre duar, të gjitha pushtetet e shqiptarëve dhe të lënë të skllavëruar apo të shpronësuar nga e drejta për t’u shprehur, maxhorancën e shqiptarëve”, u shpreh kreu i Komitetit, Artur Zheji. Nga ana e tij, Andrea Stefani ka sqaruar se, Gjykatës Kushtetuese do t’i kërkojë të interpretojë mohimin e së drejtës së pajisjes me formularët tip, pra nisjen e procedurave të referendumit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Dje iniciatorëve të referendumit iu mohua edhe e drejta për të tërhequr formularët. Praktikisht, ne kishim bërë një kërkesë për të tërhequr formularët. KQZ-ja nuk na lejoi për të marrë formularët, mbi bazën e të cilëve me mbi 50 mijë firma do të bëhej kërkesa për referendum. As kërkesën për referendum nuk na lejuan dje, me sofizma, sikur gjoja ne nuk kishim të drejtë të kërkonim në Komisionin Qendror Zgjedhor organizimin e një referendumi të përgjithshëm”, tha Stefani. Duke komentuar edhe njëherë vendimin e KQZ-së, kryetari i Komitetit, Artur Zheji, tha se “vendimi i djeshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor është një vijimësi e kapjes së institucioneve më të rëndësishme që përbëjnë shtetin shqiptar”. “Vendimi i djeshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dëshmoi edhe një herë që iu hoq mundësia shqiptarëve për të pasur instrumentin e vetëm demokratik që mbetet sot në Shqipëri, atë të demokracisë direkte, pra të referendumit popullor, për këtë denatyrim, masakrim, shndërrim të pandershëm dhe të pamoralshëm që i është bërë Kushtetutës shqiptare, sidomos në nenet 86, 104 dhe 105”, tha Zheji.
KQZ rrëzoi kërkesën për referendum
KQZ-ja rrëzoi kërkesën për referendum të depozituar nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës. Me 8 vota kundër dhe një pro, anëtarët e KQZ-së e konsideruan jo kompetencë të tyre shqyrtimin e një kërkese që, sipas tyre, kërkon zhvillimin e një referendumi kushtetues.