E Diel, 1 Nëntor 2026

Të jesh enverist do të thotë të jesh antishqiptar

Festimi i 100-vjetorit te diktatorit Enver Hoxha ne Prishtine, ngjalli jo pak reagime, fakti se kjo figure mban pergjegjesine kryesore ne lidhje me kete çeshtje,duke mos e ngritur zerin ne asnje forum nderkombetare edhe ne vitet 80-te kur haptazi shteti komunist i asaj kohe mbeshteste studentet kosovare dhe kerkesat e tyre legjitime per ta ngritur Kosoven ne statusin e republikes, tregon se sa i kote ishte ky jubile. Ne fakt nese diçka e tille do te ishte organizuar para viteve ‘90, kur ende Kosova ishte pjese e ish-Jugosllavise dhe popullsia shqiptare gjendej akoma nen represionin dhe dhunen policore te Serbise, ky pervjetor mund te kuptohej ndryshe. Sepse te ishe enverist ne Kosoven e atyre viteve ne njefare menyre ishe edhe patriot, kjo per rezultat jo vetem te propagandes qe Sigurimi i Shtetit me ane te rrjetit agjenturor qe kishte ne Kosove bente duke e paraqitur Enver Hoxhen dhe shtetin komunist te asaj kohe krejt ndryshe, por edhe me mosnjohjen aq sa duhet te intelektualeve kosovare me gjendjen qe ekzistonte ne te vertete ne Shqiperi apo filozofise se me mire nën Enver Hoxhen dhe te bashkuar me Shqiperin, sesa me Serbine. Ndersa sot kur Kosova eshte nje shtet i pavarur, kur shumë gjera qe ne ate kohe diheshin dhe perceptoheshin ndryshe, te jesh enverist do te thote te jesh antishqiptar. Me shume se sa nostalgji e cila deri diku mund te justifikohet per enveristet brenda territorit shqiptar, te cilet ndjejne mall per ditet ne pushtet, karrieren dhe privilegjet qe kanë pasur, per ata kosovare mua me duket se ende jane sipas Platonit, ne shkallen e trete te Realitetit. Te indoktrinuar nga literatura enveriste e cila hynte fshehurazi ne Kosoven e atyre viteve, literature e cila sipas filozofise se Platonit per artin si imitim i dyfishte, - pra nga genjeshtrat dhe trillimet e Enver Hoxhes dhe per Enver Hoxhen, - te cilen filozofi e ilustron aq bukur me shembullin e shtratit. Ekziston ideja e shtratit, shtrati i punuar nga zdrukthtari dhe piktura e shtratit, e bere nga ana e nje piktori. Shtrati i pare eshte krijim i perendise, shtrati i dyte - i marangozit, kurse i treti i piktorit. Ne librin e dhjete te shtetit, Glaukoni (nje nga personazhet e vepres), duke iu pergjigjur Sokratit, thote: “pra puna e tij (e piktorit) eshte, sipas jush, nje kopje e kopjes, shkalla e trete e Realitetit”. E sigurisht qe ne kete rast piktori ishte Enver Hoxha, İnsituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, shkrimtare dhe oborrtare te diktatorit te cilet u paraqitnin kosovareve ne ate kohe nje Enver Hoxhe qe s’ishte. Prandaj sipas meje enveristet kosovare janë ende ne shkallen e trete te Realitetit.
Marrë nga gazetastart.com...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›