Shkrihen funksionet e marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun
Funksionet e marrëdhënieve me jashtë nuk organizohen si njësi organizative e veçantë, me përjashtim të rastit kur institucioni e ka këtë funksion një ndër misionet kryesore të punës së tij. Si rregull, ky funksion kryhet nga drejtuesit e njësive organizative të institucionit dhe nga titullari i tij. Funksionet e marrëdhënieve me publikun nuk organizohen si njësi organizative e veçantë, me përjashtim të rastit kur misioni i institucionit e kërkon një funksion të tillë të veçuar. Si rregull, marrëdhëniet me publikun mbahen nga drejtuesit e njësive organizative të institucionit, ndërsa funksioni i zëdhënësit kryhet nga kabineti i titullarit të institucionit ose nga vetë ky i fundit. Në çdo institucion, i cili ka mbi 15 pozicione pune, duhet të ketë të paktën një pozicion të dedikuar për funksionet e lidhura me financat e institucionit. Në rastet e institucioneve me më pak se 15 pozicione pune, ky funksion të kryhet nga institucioni qendror nga i cili
varet institucioni. Në institucionet e vogla, pozicionit të ngarkuar me financat mund t’i ngarkohen edhe funksione të tjera shtesë. Në institucionet, që kanë më shumë se 30 pozicione pune, duhet të ekzistojë një pozicion pune për menaxhimin e burimeve njerëzore. Në varësi të madhësisë së institucionit, ky pozicion mund të jetë i dedikuar ose të ketë përgjegjësinë edhe për kryerjen e funksioneve të tjera.