“Shkrihet” Muzeu Arkeologjik i Tiranës
Muzeu Arkeologjik i Tiranës nuk njihet nga shqiptarët. Të vetmit që e vizitojnë janë turistët e huaj, të cilët përbëjnë shpeshherë më shumë se 90 për qind të rasteve, si dhe nxënësit dhe studentët e degës së Historisë. Përgjegjësja e këtij muzeu, Edlira Andoni, shprehet për “standard” se një nga arsyet e këtij indiferentizmi është mungesa e informacionit, fokusimi më shumë nga Muzeu Historik Kombëtar dhe faktorë të tjerë. Ndërkohë që së shpejti pritet të ndryshojë pozicioni i vetë Muzeut Arkeologjik. Titullarë të institucioneve kulturore kanë kërkuar që ky i fundit të shkrihet në një pavijon të Muzeut Kombëtar
Për t’u njohur me gjurmët e paraardhësve tanë nuk mjafton vetëm një vizitë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të kryeqytetit. Nëse dëshira për të grumbulluar sa më shumë njohuri rreth kulturës dhe historisë së periudhave të ndryshme të të parëve tanë, e për të mësuar shumë më tepër seç të ofron ky institucion kulturor, sot shumë pak njerëz janë në dijeni të një tjetër muzeu të ngjashëm. Godina e tij ndodhet në Institutin e Arkeologjisë, që ndodhet nën “kupolën” e qendrës së studimeve albanologjike, përballë Akademisë së Arteve. Kështu, në hapësirat e kësaj godine ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik i Tiranës për të cilin, siç na thonë drejtuesit e tij, fatkeqësisht janë shumë të rrallë ata persona që janë në dijë të ekzistencës së tij.
Në ditët e sotme verore fluksi i turistëve të huaj është një nga dukuritë më të zakonshme të vendit tonë mesdhetar. Të ardhur nga shtete të ndryshme të botës, kërshëria e tyre i ka kaluar dyert e Muzeut Kombëtar që ne njohim më shumë. Mund të themi më mirë që janë pikërisht këta të huaj ata që kanë treguar gjithnjë e më shumë interes për pasuritë që të ofron Muzeu Arkeologjik, duke u bërë kështu pothuajse të vetmit vizitorë. Ky është një ndër institucionet kulturore, që është lënë në një farë mënyre në harresë nga ana e shqiptarëve. Të vetmit që ende nuk e kanë braktisur tërësisht janë nxënësit e shkollës, ku edhe këta të fundit janë më shumë të detyruar për shkak të programeve mësimore, si dhe studentët e Arkeologjisë, apo edhe ata të Akademisë së Arteve të Bukura. Është përgjegjësja e këtij muzeu, Edlira Andoni, e cila e detajon edhe më tej këtë fakt, duke u shprehur se “Muzeu Arkeologjik i Tiranës nuk është shumë i populluar nga shqiptarët. Të vetmit që vizitojnë ambientet e tij janë turistët e huaj, të cilët përbëjnë rreth 90 për qind të të gjithë artdashësve të këtij muzeu. Ndërsa pjesë tjetër që mbetet e përmbushin vetëm nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe studentët e degës së Historisë apo edhe piktorët e Akademisë së Arteve, edhe pse një biletë e muzeut kushton vetëm 100 lekë të vjetra”. Përgjegjësja e muzeut ka treguar gjithashtu se edhe pse nuk ka shumë popullaritet, periudhat më të “nxehta” të tij janë ditët pranverore deri në fund të muajit gusht, sigurisht nga të huajt, dhe periudha e vjeshtës kryesisht nga nxënësit e shkollës.
Në muze gjenden konkretisht të ekspozuara rreth 2000 objekte, që nga lashtësia e deri në mesjetë. Koleksioni i muzeut është i pasur dhe zbulimet arkeologjike janë bërë nga i gjithë territori i Shqipërisë, nga Veriu deri në Jug, por të gjitha këto nuk përfshihen në preferencat e shqiptarëve. “Arsyet janë nga më të ndryshmet”, - thotë përgjegjësja e Muzeut Arkeologjik, Edlira Andoni, duke shtuar se “kjo vjen si shkak i mungesës së informacionit për ekzistencën dhe funksionimin e tij, edhe pse çdo ditë dyert e tij janë të hapura”. Veç kësaj, Andoni ka shtuar se një tjetër faktor ndikues në mungesën e vizitorëve shqiptarë është edhe influenca e lartë që ka Muzeu Historik Kombëtar. Sipas saj, ky institucion është më profesional për studiuesit dhe studentët dhe më i fokusuar. Kështu shumica e njerëzve mendojnë se ai është i vetmi muze në kryeqytet, e duke e mbyllur kështu kërkimin e tyre mbi të parët tanë. Përgjegjësja e muzeut nuk harron të na thotë se edhe mungesa e tabelave orientuese dhe mosfunksionimi i guidave asnjëherë ashtu siç duhet kanë ndikuar në këtë përfundim.
Historiku
Muzeu i parë i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale, ka hapur dyer për herë të parë në ditën e parë të nëntorit të vitit 1948 si Muze Arkeologjik Etnografik. Ndërkohë ai vazhdoi si i tillë deri në vitin 1976 kur u nda nga pavijoni etnografik e duke u organizuar si një muze i profilizuar arkeologjik. Prezantohen kështu shumë kërkime dhe zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Muzeu është i ndarë në disa seksione. Përfshin një periudhat kohore nga epokat e gurit, tek ajo e metaleve, bronzit dhe hekurit, kur lindi e u zhvillua qytetërimi ilir, antikiteti, si dhe antikiteti i vonë e mesjeta, deri në pushtimin osman. Kërkimet intensive arkeologjike në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe mesjetës në periudhën më pas bënë të mundur një varg riorganizimesh e rikonstruksionesh të këtij muzeu (gjatë viteve 1957, 1976, 1982, 1985, 1998) për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes dhe ekspozimit. Muzeu Arkeologjik jep një informacion të plotë për vendbanimet më të hershme në Shqipëri e veçanërisht për periudhat ku zhvillohen proceset e formimit të fiseve e etnosit ilir. Antikiteti paraqitet nëpërmjet qendrave qytetare që lulëzuan në shek. III – II p.e.s. në territoret e fiseve kryesore ilire.
Muzeu është i ndarë në pesë seksione të veçanta, ku secili prej tyre përfaqëson një periudhë të caktuar historike. Kështu, në pjesën e parë dhe të dytë janë të ekspozuara objekte nga periudha e prehistorisë, nga paleoliti deri te periudha e hekurit. Në hollin e tretë dhe të katërt ka objekte që i përkasin periudhës qytetare ilire apo asaj helenistike, duke përfshirë një mori objektesh prej qeramikës, skulpturash etj. Ndërsa që në seksionin e pestë gjenden më shumë materiale që i përkasin periudhës mesjetare, të asaj që ne e quajmë kultura e Komanit, që është në të njëjtën kohë edhe pika e vazhdimësisë nga ilirët tek arbrit. Në këtë holl janë të ekspozuara më shumë vegla pune, bizhu prej qelqi ose materiale të tjera ndërtuese, enë etj. Në hollin e fundit gjenden gjithashtu edhe foto të ndryshme, që flasin për vendbanime të hershme shqiptare, si dhe harta të fiseve ilire. Në mënyrë të përmbledhur prezantohet në muze edhe periudha e Antikitetit të Vone e Mesjetës së hershme, kur realizohet kalimi nga ilirët tek arbrit. MAT (Muzeu Arkeologjik i Tiranës) ka të ekspozuar rreth 2000 objekte dhe mbështetet në një fond rezervë prej 17.000 objektesh, i cili shtohet çdo vit nga zbulimet sistematike arkeologjike.
“Shkrihet” muzeu arkeologjik
Muzeu Arkeologjik i Tiranës do të “shkrihet” brenda Muzeut Historik Kombëtar. Sipas përgjegjëses së MAT, Edlira Andoni, përflitet për një “tretje” të mundshëm të këtij institucioni në një pavijon të Muzeut Kombëtar. Ajo ka komentuar se kjo reformë do të hyjë në fuqi menjëherë pas daljes së fondit nga ana e shtetit për shumën e të cilit është ende herët të flitet. Andoni thotë se përfaqësues të Muzeut Historik Kombëtar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra e Albanologjisë kanë rënë dakord për këtë ndryshim disa muaj më parë. “Duke qenë se është krijuar Qendra e re Albanologjike, e cila përbëhet prej bashkimit të pesë instituteve, si ai i Arteve, Gjeografik, Arkeologjik, Gjuhësisë dhe Historisë, kërkohet kështu një godinë e vetme për t’i bashkuar, sepse siç dihet ato janë institucione të veçanta e të ndara me njëra-tjetrën. Kështu MAT bashkë me palestrën që ndodhet pranë tij do të kthehen në zyra për Qendrën Albanologjike dhe do të shndërrohet në një pavijon për Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës.