Vlora dhe konjaku, dashuria e turistëve
Shqipëria nuk të ofron vetëm rivierën e larmishme, alpet e larta si pasuri karakterizuese natyrore apo problemet e pafundme politike e sociale. Traditat dhe vlerat tona të mishëruara në objekte të veçanta artistike përbëjnë një nga elementet kryesore që kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e të huajve dhe emigrantëve shqiptarë të cilët rikthehen përkohësisht në atdhe. Gjatë sezonit veror, në preferencat e pushuesve nuk kanë qenë të rezervuara vetëm deti i Adriatikut dhe i Jonit, prekja e zonave më të dashura të relievit tonë tejet të larmishëm apo kafenetë luksoze dhe muzika “live” e këngëtareve “Barbie”, kryesisht gjatë bregdetit. Shumë prej të ardhurve kanë kërkuar të marrin një “copë” Shqipëri me vetë kudo që ata shkojnë. Në metropol turistët e huaj nga shumë shtete të kontinentit “plak”, si dhe emigrantët shqiptarë në këto ditë të nxehta u kanë kushtuar rëndësi edhe artit figurativ, punimeve me dorë dhe objekteve të cilat mbajnë stemën e shqiponjës dykrenore dhe pullën “Made in Albania”. Në të gjitha pikat e shitjes në rrugët e kryeqytetit kërkohet më së shumti pija alkoolike konjak “Skënderbeu”, si dhe imazhi më i bukur i shumë qyteteve shqiptare. Por, vizitorët këtë sezon vere kanë treguar më shumë dashuri për qytetin bregdetar të Vlorës dhe Beratin.
Suela Furriku
Shqipëria nuk të ofron vetëm rivierën e larmishme, alpet e larta si pasuri karakterizuese natyrore apo problemet e pafundme politike e sociale. Traditat dhe vlerat tona të mishëruara në objekte të veçanta artistike përbëjnë një nga elementet kryesore që kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e të huajve dhe emigrantëve shqiptarë që rikthehen përkohësisht në atdhe. Gjatë sezonit veror, në preferencat e pushuesve nuk kanë qenë të rezervuara vetëm deti i Adriatikut dhe i Jonit, prekja e zonave më të dashura të relievit tonë tejet të larmishëm apo kafenetë luksoze dhe muzika “live” e këngëtareve “Barbie”, kryesisht gjatë bregdetit. Shumë prej të ardhurve kanë kërkuar të marrin një “copë” Shqipëri me vetë kudo që ata shkojnë. Por, kanë ditur ta gjejnë atë në objekte artistike apo punime të ndryshme artizanale. Më shumë se një kujtim i vogël, u kanë shërbyer edhe si një dhuratë dhe zbukurim njëkohësisht. Në metropol turistët e huaj nga shumë shtete të kontinentit “plak”, si dhe emigrantët shqiptarë në këto ditë të nxehta u kanë kushtuar rëndësi edhe artit figurativ, punimeve me dorë dhe objekteve të cilat mbajnë stemën e shqiponjës dykrenore dhe pullën “Made in Albania”. Në të gjitha pikat e shitjes në rrugët e kryeqytetit kërkohet më së shumti pija alkoolike konjak “Skënderbe”, si dhe imazhi më i bukur i shumë qyteteve shqiptare. Por, vizitorët këtë sezon vere kanë treguar më shumë dashuri për qytetin bregdetar të Vlorës dhe Beratin.
Vizitorët
Menjëherë pas zbarkimit në zona të ndryshme të Shqipërisë të mijëra të ardhurve në periudhën e verës, dëfrimi dhe argëtimi për ta është në plan të parë. Por, në të njëjtën kohë edhe për vlerat tona kulturore kanë shprehur konsideratë duke i blerë e kërkuar kudo në çdo pikë shitjeje e suvenire. Përveç dashurisë për Shqipërinë, kanë shfaqur interes veçanërisht edhe kundrejt punimeve të ndryshme artizanale dhe objekteve antike.
Paraqiten të sistemuara mirë pas xhamit të vitrinave apo thjesht të ekspozuara nën hijen e një tende dielli në tregjet tona ku veç stemës sonë dalluese kuq e zi, mbi ta rëndon edhe çmimi i larti i tyre. Por pavarësisht kësaj, siç duket për ta nuk paska shumë rëndësi. Kjo ishte mjaft evidente duke u nisur nga faktet e akumuluara nga një sondazh nëpër shumë dyqane dhe pika që shesin objekte nga më të ndryshmet antike dhe artistike, si dhe suvenire të tjera artizanale. Kjo, sepse kohët e fundit, duke filluar që nga ditët e para të sezonit të pushimeve shumë të ardhur si emigrantë shqiptarë, ashtu edhe ata të huaj, i kanë blerë më shumë seç pritej. Një dukuri e tillë është vënë re edhe në vitet e kaluara, por sivjet pronarët dhe shitësit e këtyre dyqaneve kanë mbetur edhe më të befasuar nga ky interesim. Jo vetëm që kanë shfrytëzuar pasuritë e turizmit tonë për aq kohë sa kanë qëndruar, por nuk kanë dashur të kapërcejnë kufijtë pa një objekt identifikues të vendpushimit të tyre. Dikush parapëlqen t’i përdorë ato thjesht si një objekt zbukurimi, e njëkohësisht edhe të identifikojë prejardhjen apo origjinën e tij, dikush dëshiron t’i përdorë si një dhuratë simbolike për miqtë e tyre, brenda apo jashtë kufirit shqiptar. Në po këtë përfundim kanë rezultuar edhe zotëruesit e dyqaneve antike apo shitësve të vlerave kombëtare. “Gjatë këtij sezoni veror pushuesit dhe të ardhurit kanë qenë të shumtë. E kam vënë re këtë sigurisht nga aktiviteti im privat, pra duke qenë se çdo ditë e më shumë jam në kontakt me njerëz që janë dashamirës të artit dhe traditës tonë. Kam vënë re se kohët e fundit ka pasur shumë të huaj dhe emigrantë shqiptarë që vijnë në Shqipëri për pushime verore dhe na vizitojnë shpeshherë. Kanë qenë shumë të interesuar për gjithçka që ne kemi nxjerrë në shitje. Mund të them se çdo gjë nga dyqani ynë është kërkuar, edhe pse me çmime të larta”, - është shprehur Afërdita, vajza me sytë e mëdhenj e cila ishte me origjinë nga qyteti i Shkodrës dhe kishte një përvojë punë më shumë se një periudhë një vjeçare në dyqanin që ajo shërbente, duke na bërë edhe më të besueshme informacionin që na ofronte.
Konjaku, më i kërkuari
Të huajt dhe të ardhurit shqiptarë duan më shumë konjakun dhe panoramat e qyteteve tona. Përpara shumë objekteve të cilat të gjitha së bashku mbi të gjitha shprehin vlerat kulturore, traditën dhe zakonet e që na karakterizojnë nga popujt e tjerë, syri i një vizitori në një dyqan antikash kërkon më tepër një shishe konjak. Përveç pijes alkoolike që mban përbrenda, shishja në të shumtën e rasteve përdoret më tepër si një objekt zbukurimi apo dhuratë simbolike për dikë. Në dyqane dhe tregje ky lloj objekti kishte përmasa dhe lloje të ndryshme. Vijonin nga 0.20 litër e cila kushton pesë deri në gjashtë mijë lekë të vjetra e deri në 0.50 litra dhjetë ose 12 mijë lekë të vjetra. E veçanta e këtij malli ishte edhe forma dhe përbërja e tij, e në varësi të këtyre elementëve shoqërohej edhe me çmimin përkatës. Disa prej tyre ishin tërësisht në ngjyrë shumë të errët për shkak se përbërja e tyre ishte prej druri pishe. Një tjetër lloj, sërish shumë i kërkuar i pijes karakteristike që mbante stemën dhe emrin e heroit tonë kombëtar “Skënderbeu”, ishte edhe një boçe pishe në formën e një shisheje. Në suvenire nuk ishin lënë mënjanë edhe shishet e konjakut të zbukuruara me guaska rreth e përqark “heroit” apo ndonjëra prej tyre përveç objektit në fjalë, shoqërohej edhe me gjashtë gota të vogla përreth e të gjitha këto të mbështjella me kujdes me letër zbukurimi nga artizanalët krutanë, kryesisht sipas shitësve. “Përgjatë tre muajve të verës shumë nga këto lloj objektesh janë shumë të kërkuara. Por më shumë nga të gjithë, kryeson shishja e konjakut që është e shumëllojshme sa i përket strukturës dhe përbërjes”, - ka komentuar Dina, një shitëse buzë rrugës së tregut çam. Ajo ka shtuar gjithashtu se “pavarësisht çmimit të tyre, punimet parapëlqehen më shumë nga emigrantët shqiptarë që vijnë nga jashtë për pushime për t’i përdorur më shumë si dhurata, si dhe turistët nga shtete të ndryshme. Më së shumti janë të ardhurit nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, apo edhe vendet nordike që na vizitojnë shumë shpesh dhe nuk dalin që këtej pa blerë dhe marrë me vete edhe një objekt të antikave shqiptare apo diçka tradicionale të punuar me dorë. Mandej, Dina, vajza me shtat të shkurtër e me flokë të prera “presje” na ka treguar se anglezët janë fanatikët e çantave të punuara me dorë. Janë punime me lesh ku thuren për njëfarë kohe vetëm nga duart e një gruaje shqiptare. Përmasat e tyre janë të ndryshme, por që të gjitha janë të përbëra nga një rrip i hollë dhe i gjatë e të shkruara nga ngjyra të forta në sfond.
“Shitet” Vlora
Veç objekteve që në një mënyrë apo një tjetër mund të shërbejnë për diçka konkrete, një kontingjent tjetër turistësh preferojnë më shumë diçka vërtet shqiptare. Një copëz nga Shqipëria me vete. Janë panoramat dhe pamje të veçanta të qyteteve shqiptare. E të gjitha këto imazhe të hedhura në një hartë apo pjatë muri, siç njihet ndryshme në gjuhën e përditshme. Por panoramat më të dashura dhe më të shitura deri më tani në këtë sezon vere janë pamje të shkëputura nga shtëpitë muze të qytetit të Beratit, qendra e kryeqytetit, ku herë-herë në pikturë fokusohej sahati i Tiranës apo edhe një pamje e përgjithshme e saj me në qendër monumentin e Gjergj Kastriotit. Shitëset e shumë prej rrugëve të metropolit tonë shprehen se pamje të tjera vijnë edhe nga qyteti i Elbasanit, i Shkodrës, por më tepër i shitur dhe i kërkuar nga turistët është pamje nga qyteti bregdetar i Vlorës. “Panoramat e qytetit të bukur turistik të Vlorës janë ndër më të shiturat në dyqanin tim”, - thotë Afërdita, shitësja e dyqanit të antikave, duke shtuar se shumë prej tyre janë punime prej bakri dhe balte. E në këtë mënyrë çmimet janë të ndryshme, kështu që njerëzit mund të zgjedhin atë që u duket më ekonomike. Çmimet e tyre variojnë nga gjashtë mijë lekë të vjetra, 22 mijë e deri në 230 mijë lekë e cila klasifikohej si panorama më e shtrenjtë. Për këtë të fundit, e cila pasqyron një pamje të përgjithshme të Tiranës me në qendër monumentin e Skënderbeut, nuk është treguar ndonjë interes i madh.
Ndërkohë që drejtoresha e Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve popullore, Lela Agolli, është shprehur se “punimet tona artizanale dhe objekte të ndryshme antike e tradicionale janë ndër më të shiturat në minipanairet që zhvillohen jashtë Shqipërisë gjatë ditëve të festivaleve që organizojnë shumë shtete të ndryshme të botës e ku mes tyre kandidojmë edhe ne”. Agolli thotë se ndër punimet më të preferuara janë qeleshet, mbajtëset e dushit, llullat, xhybet e qëndisura me ar.