E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo për lypësit e mendimit



Astrit Lulushi (SHBA)

Kur dëgjohet të thuhet se ekzistojnë disa të verteta, si “këshilla e kalimtarit”, që nuk duhen thënë apo duhen mbajtur të fshehura nga “lypësit”, kjo nuk duhet të merret me shumë shqetësim, sepse ashtu si lypësi, njerezit që nuk lexojnë, nuk duan të dinë; pasuria dhe qejfi janë misioni i tyre, si ata që punojnë pesë - gjashtë ditë në javë dhe ditën e shtatë kurdoherë i gjen duke pirë. Me pak fjalë, veprat e shkrimtarëve duket se janë bërë vetëm për ata që shkruajnë, por edhe për lexuesit e tjerë apo për çdo njeri të ndershëm, që duhet të përpiqet të shkruajë pa u mburrur se po bëhet shkrimtar.

Kur një lypës kërkoi lëmoshë, kalimtari i tha:
“A nuk të vjen turp që lyp, kur je në gjendje të punosh?”
“Zotëri”, iu përgjigj lypësi, “të kërkova para dhe jo këshilla!”
Dhe, me kaq, ia ktheu kurrizin me përçmim.
Ai ishte lypës krenar. Njësoj si ai që mendon se “di gjithçka” dhe nuk ka nevojë të mësojë. Apo si një komb që thotë se është më i miri, madje më i lashti, mirëpo ka shumë pak të tregojë.
Për këta, si dhe për lypësin, vetëm një mendim i arsyeshëm mjafton për t’u lënduar krenarinë boshe ose kotësinë e tyre.

Një komb nuk është i shquar vetëm sepse është i lashtë, por edhe sepse dija e kultura e tij ka rrjedhur pa ndërprerje. Kjo e bën atë të shquhet e të pasurohet, por jo në kuptimin e sotëm vendor të famës e të pasurisë.

* * *
Thuhet se librat a shkrimet më të dobishëm janë ato, ku vetë lexuesi bën gjysmën e punës; pra, ku ai vetë zhvillon idenë e hedhur nga autori, ndreq çfarë është e pasaktë dhe, duke arsyetuar, forcon atë që duket e dobët.

Por kjo ndodh vetëm në rastet, kur libri lexohet nga njerëz me dije, nga ata që e pranojnë se nuk dinë.
Sa keq që “lypsarë jo-të mendimit” nuk janë të përgatitur për njohuri. Sa keq që leximi kurrë nuk do të bëhet ushqimi i tyre mendor, përndryshe sot do të kishte më pak të tille.

* * *
Kur dëgjohet të thuhet se ekzistojnë disa të verteta, si “këshilla e kalimtarit”, që nuk duhen thënë apo duhen mbajtur të fshehura nga “lypësit”, kjo nuk duhet të merret me shumë shqetësim, sepse ashtu si lypësi, njerezit që nuk lexojnë, nuk duan të dinë; pasuria dhe qejfi janë misioni i tyre, si ata që punojnë pesë - gjashtë ditë në javë dhe ditën e shtatë kurdoherë i gjen duke pirë.

Me pak fjalë, veprat e shkrimtarëve duket se janë bërë vetëm për ata që shkruajnë, por edhe për lexuesit e tjerë apo për çdo njeri të ndershëm, që duhet të përpiqet të shkruajë pa u mburrur se po bëhet shkrimtar.

30 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›