E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtari Ismail Kadare në 74 vjetor

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare sot mbush 74 vjeç. Kadare konsiderohet si një prej emrave më të mëdhenj të letërsisë dhe autor i shumë romaneve të konsideruar si legjendë në letërsinë shqipe. Shkrimtari që u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër Disa nga romane e tij më të njohur janë: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer në tetë gjuhë të botës, "Muzgu i perëndive të stepës", "Koncert në fund të dimrit",Kronikë në gur,

 Darka e gabuar, E penguara etje. Në vitin që lamë pas do të nderohej më 24 qershor me çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias). Shkrimtari Kadare është Anëtar i Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie dhe anëtar i Akademisë së Berlinit. Ai është gjithashtu fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse, Kadare tha pa mëdyshje se krahasuar me vendet e Ballkanit letërsia shqipe është absolutisht më e njohur në Evropë. Letërsia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, është një nga letërsitë më të njohura në Evropë. Absolutisht po, pohoi Kadare, duke sjellë në vëmendje faktin se letërsia shqipe është tashmë e vlerësuar me dy çmimet më të njohura në botë, pas Nobelit, "Man Booker International Prize" dhe Prince of Asturias Award for Letters. Aktualisht vepra e Kadare është përkthyer në 40 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Përgjithësisht, vepra e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›