E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari Miço Kallamata shpallet “Qytetar Nderi” në Fier

Është nderuar dje nga Bashkia e Fierit shkrimtari, publicisti dhe veprimtari, Miço Kallamata. Në një ceremoni, ku merrnin pjesë personalitete të artit dhe kulturës, miq, veteranë dhe të afërm të shkrimtarit u nderua me titullin "Qytetar Nderi" shkrimtari që nuk jeton më, Miço Kallamata. Aktiviteti u zhvillua në sallën e Mbledhjeve të Bashkisë, dhe në sheshin që do të mbajë emrin e tij në Sheq, dhe në Bibliotekën e qytetit. Emri i shkrimtarit Miço Kallamata i jepet një prej rrugëve kryesore në hyrje të Fierit, (Sheq) ku, në prani të pjesëmarrësve në këtë veprimtari është zbuluar edhe pllaka me emrin dhe reliefin e tij në profil, realizuar nga skulptori, Haxhi Kalluci. Ceremonia e dhënies së titullit ka vazhduar në Bibliotekën e Qytetit, ku kanë mbajtur fjalën shumë personalitete dhe miq në nder të kujtimit të tij. Aktorë të Teatrit të Fierit interpretuan disa skeçe të shkruara nga Kallamata, ndërsa në hollin e Bibliotekës është hapur një ekspozitë me foto nga jeta e shkrimtarit, veprat e tij dhe dekoratat e çmimet që ka marrë gjatë jetës.

11 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›