E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari i lidhur dhe të tjera

Do të mbetet gjithmonë i famshëm shembulli i vullnetit ngulmues dhënë nga shkrimtari i madh, duke u lidhur nga shërbëtori i tij në karrige për disa orë të caktuara të ditës, me qëllim që të studionte me këmbëngulje të madhe e të kundërvepronte ndaj prirjes për të hequr dorë ng librat.
Harry BOX

Lexues, këto faqe kanë për qëllim që të të mësojnë tri të vërteta shumë të mëdha:
1. Gjithçka në botë – sukses, lumturi, joshje personale, shëndet fizik e moral, zhvillim i brendshëm – është e varur nga vullneti. Atje ku mungon një vullnet i fortë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është e pamundur çdo fitore individuale.
Vetëm kur njeriu ka arritur një shkallë të lartë në zhvillimin e vullnetit, mund të besojë se është në mënyrë të mjaftueshme i përgatitur për betejat e jetës dhe të mëtojë respektin e shoqërisë.
2. Forca e vullnetit është e pakufizuar. Kriza, sëmundja e çrregullimeve morale, kundërtia e ambientit, prapësitë e rrethanave, kundërvënia e njerëzve, gjithçka mund të jetë, me lehtësi relative, e kapërcyeshme nga një vullnet i kalitur dhe aktiv.
Kur Vittori Alfieri vendosi ta formonte nga fillimi kulturën e tij të zbehtë e të cunguar (nëse ju kujtohet, ai iu vu studimit të greqishtes kur ishte dyzet vjeç), iu desh të kryente përpjekje të padëgjuara mbi vetveten, vetëm e vetëm që të mposhtte prirjen e tij për të ndenjur kot, prirjen për një jetë të zhurmshme e të shthurur. Do të mbetet gjithmonë i famshëm shembulli i vullnetit ngulmues dhënë nga shkrimtari i madh, duke u lidhur nga shërbëtori i tij në karrige për disa orë të caktuara të ditës, me qëllim që të studionte me këmbëngulje të madhe e të kundërvepronte ndaj prirjes për të hequr dorë ng librat.
E kur, shumë vjet më pas, vendosi të sodiste me krenari legjitime rrugën e kryer, e shpjegoi transformimin e tij të shkëlqyer, moral dhe intelektual, me fjalët e theksjme: “Desha, gjithmonë desha, shumë fort desha.”
3. Kushdo, duke ndjekur metodën që kam treguar, mund të zhvillojë në mënyrë të pakufizuar vullnetin e vet, derisa ta vërë unin në gjendje për të kërkuar nga vetvetja realizimin e çfarëdo pengese, plotësimin e çdo ambicieje.
Nguliti në tru dhe bëji të tuat këto tri të vërteta të mëdha. Janë pikërisht këto, që më kanë udhëhequr në vitet e punës sime të madhe e që më kanë ndihmuar në çastet e vështira, të ashpra, që ma ndërlikonin rrugën e suksesit. Nëse kam arritur të bëhem “dikush”, duke kapërcyer pengesat që rrethanat dhe njerëzit vendosnin mbi rrugën time, kjo ka ndodhur sepse kam dashur me vendosmëri, në mënyrë të palëkundur, me kokëfortësi.
Vazhdo pa u lodhur të zhvillosh vullnetin tënd. Karakteret e dobëta, njerëzit që nuk ndiejnë joshjen e veprimit, që nuk provojnë krenarinë e vullnetit të tyre, nuk mund të ecin përpara, ata mbeten përgjithmonë ata që janë: shërbëtorë.
Por ti nuk duhet të mbetesh spektator për të parë se si kalon, me nënshtrimin e shpërfilljen e të mundurve, epoka jote që zhvillohet e transformohet: ti duhet të dalësh mbi turmën dhe të përpiqesh të zotërosh levat e komandimit.
Përktheu Jetmir Shehu

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›