Kurthi komik
Adam Mars-JONES
Kohët e fundit, në një spital të provincës, infermieret u kujdesen për një burrë, i cili ishte ndëshkuar çuditshëm nga e shoqja për tradhti bashkëshortore.
Ajo qe kthyer befas në shtëpi, kur dëgjoi të shoqin që po sillej në mënyrë jo të hijshme. Ai po kryente një akt seksual, të zhurmshëm dhe entuziast njëherësh, shenja që, prej disa kohësh, kishin munguar në raportin e tij me të shoqen.
Pa bërë zhurmë, gruaja doli nga shtëpia dhe u kthye në orarin e zakonshëm. Gatoi një darkë shumë të mirë, duke u kujdesur të thërrmonte ca hape gjumi, që i përzjeu me purenë e patateve.
Burri ra të flinte herët, duke thënë se ishte i lodhur. Pak më vonë, teksa ai po flinte, e shoqja e zhveshi dhe, duke përdorur ngjitësen Super Glue, ia ngjiti dorën me penisin. Doktorët dhe personeli i infermierisë u përballën me problemin e shqitjes së dorës nga gjenitalet dhe u desh të sajonin një zgjidhje, për ta ndihmiau pacientin që të urinonte: kirurgjia plasitike ishte e nevojshme për të rregulluar pamjen e pjesëve.
Ja tek është pra, paksa e ndohtë, paksa zbavitëse, një hostori e rëndomtë pa ndonjë përfundim të rëndësishëm në thelb. Por kjo histori është më e shpejtë se ndonjë tjetër me vlerat e saj, udhëton vrullshëm dhe papritmas bëhet e kudondodhur; ajo kënaq një nevojë papritshmërisht të thellë, madje ndokush mund të vërejë se kjo ka ndodhur vite më parë, në një tjetër qytet.
Rrjedhimisht është një mit, edhe pse ka ngjarë vërtet dhe të bind se mund të vetëshpjegohesh, po të bësh pyetjen e duhur. Por muzika e tij do të mbesë e mistershme, derisa të ndeshet me mekanizmin e shkathët të antropologjisë strukturore, që i jep më tepër përparësi rezonimit, sesa tingujve të thjeshtë.
Në studimin tonë për elementët strukturore, i morëm mjaft parasysh ngjitësin, pilulat e gjumit, shtratin dhe spitalin. Tani mbeten dora dhe penisi. Me bashkimin sarkastik të këtyre dy organeve, gruaja u mëshon më tepër aspekteve komike, sesa atyre tragjike të kurthit të vet; prishjen e martesës ajo e kthen më tepër në një shkak për tallje publike, sesa në një pikëllim vetjak. Ajo e paraqet të shoqin të zënë me presh në duar, por ky veprim në vetvete është ironikisht i zvogëluar, rrethanat ku ndodhet ai e fajsojnë jo për tradhti bashkëshortore, por për vetabuzim. Bashkimi i detyruar i dorës dhe penisit, vë në zgjedhë ambicjet më të larta të mashkullit dhe pafuqinë tradhtuese të tij. Me ngjitësin ajo përforcon ndarjen e tyre; me atë çfarë sajon për të shoqin, gruaja parodizon burrërinë e tij.
Por goditja kulmore është aftësia e saj që të përdorë të tjerët për t’u hakmarrë; ka një mëshirë të përciptë në veprimet e saj me tubetin e ngjitësit, por kirurgët duhet të ushtrojnë aftësinë e tyre pa kufizim. Mënyra me të cilën këta pjestarë të shoqërisë mund të zbatojnë urdhërat e gruas së tradhtuar, i jep ndëshkimit karakter jo vetanak; vetë gruaja i largohet thikës, por e dorëzon burrin te kasapi (kirurgët). Ata bashkëpunojnë për poshtërimin e tij.
Por femrat në spital janë thelbësisht më të rëndësishme se meshkujt. Mjekët kryesisht janë meshkuj, kurse në personalein e infermierisë mbizotërojnë femrat dhe, parë me syrin e pacientit, janë pikërisht femrat ato që përbëjnë bashkësinë e spitalit. Doktorët kryejnë vizitat, ndërsa infermieret thuajse jetojnë në pavione. Dhe, kështu, faza përfundimtare e ndëshkimit të kurorëshkelësit plotësohet. Me talljen e saj femërore, gruaja e përcjell të shoqin tamam te tallja e femrave, të cilat ligjërojnë sërish shndërrimin e femrës nga nëpunëse servile manipulatore në të dyshimtë: te femrat që e prekin me butësi, që tregohen të afërta me të, por që nuk u intereson, që përkujdesen pa krijuar një lidhje me burrin nën mbikëqyrjen e tyre; te femrat pra, të cilat pohojnë mërgimin e tij nga bota, ku gruaja mund të merret seriozisht dhe, madje, mund të tallet para duarve të tyre.
Çfarë mbetet nga historia jonë origjinale? Sigurisht, kurrsesi e ndohtë apo e papërfillshme; këta përbërës janë përpirë nga të kundërtat e tyre. Thjeshtësia gjithashtu e ka lehtësuar kompleksin, pa e vdarur formën e vet. Sepse tamam nën sipërfaqen e historisë, ashtu si fijet e shkoqura e të shijshme nën lëkurën e makaronave me zarzavate të gatuara përsosmërisht, prehet pasuria kapërthyese e mitit.
Përktheu Elvana Zaimi
17 Mars 2008