E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetaret femra, heroinat e raportimit nga Gërdeci

Raportimi direkt nga terreni në zonën e rrezikut fare pranë depos së municioneve, gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur për protagoniste më së shumti reportere femra. Ky fakt është konstatuar nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila, përmes një njoftimi për shtyp, ka vlerësuar punën e gazetareve femra. “Me mijëra burra qëndronin rreth zonës, por s'guxonin të futeshin. Vetëm ato u futën. Gazetaret. Vajzat dhe gratë shqiptare të medias”, - thuhet në konstatimin e bërë prej kreut të kësaj shoqate, Altin Goxhaj. Telespektatori Goxhaj konstaton se “është me të vërtetë impresionuese të shikoje në çdo kanal TV duke bërë zapping me telekomandë në ngrohtësinë e shtëpive tona zërin femëror nga vendngjarja”. Ai shprehet se nëpër ekrane kishte vetëm zë femëror që fliste për të vrarë dhe të plagosur. “Pse pikërisht femrat janë më të gatshme të rrezikojnë?! Përse pikërisht femrat guxonin dhe kapërcenin kordonët policorë dhe shkonin aty ku shpërthenin municionet totalitare?! Pse pikërisht femrat raportuan saktë dhe profesionalisht drejtpërdrejt nga terreni në flakë?!” - shtron pyetjen Goxhaj, e cila, për të ka një përgjigje të thjeshtë: “Sepse janë më profesionale, më të guximshme, më njerëzore, më gazetare! Sepse besojnë te lajmi, besojnë te vendngjarja, besojnë te humanizmi”.

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›