Shkrimtarit i gjykohet vepra
Intervistë me poetin Sadik Bejko
Në një farë mënyre letërsia shërben si një katarsis për vetë shkrimtarin. Humbjet, dhimbjet, thyerjet, pengesat që krijohen në jetë, sjellin një tendosje të asaj që ka ndodhur me anën e krijimtarisë në letërsi. Kritikët që merren me këndvështrimin frojdist ndaj krijimtarisë, gërmojnë në jetën e shkrimtarit për të zbuluar thelbin e veprës së tij. Sado e rafinuar, larguar apo abstraguar që të jetë përvoja nga një vepër letrare, ajo asnjëherë nuk përjashtohet.
Ne mendojmë se letërsia është një mision, por nganjëherë ajo për shkrimtarin është thjesht shprehje, një mënyrë për t’i thënë gjërat bukur, për të bërë art. Zakonisht, shkrimtarët që janë munduar të jenë autobiografikë, kanë dështuar. Ndonjëherë përvoja është një fiksim i pamjeve të caktuara të ndeshura gjatë jetës, karaktereve, imazheve, gjendjeve emocionale. Shkrimtari nuk ndahet dot prej tyre. Edhe nëse shkruan ndonjë temë për lashtësinë, sërisht ka parasysh modelet që ka ndeshur gjatë kohës kur ka jetuar.
Kur flasim për letërsi dhe studime serioze, askush nuk ka të drejtë që të merret me një shkrimtar dhe ta gjykojë veprën e tij në bazë të asaj që ka ndodhur në jetën e autorit. Jeta nuk mund të konsiderohet si mjet për ta gjykuar veprën e një shkrimtari. Ky fenomen negativ ka ndodhur në Ballkan e më konkretisht në kohën e diktaturës në Shqipëri, kur për arsye që dihen, gjithçka ndikohej nga biografia. Jeta e shkrimtarëve është shumë pak e rëndësishme, aspak e rëndësishme në krahasim me madhështinë e veprës së tyre. Jeta i përket një shkrimtari, por arti i tij i përket një populli, një kohe ose më shumë se një populli dhe një kohe.
Autobiografia gjithmonë, në të gjitha kohërat, është quajtur një burim i respektuar por i dyshuar. Është tjetër gjë pastaj, kur kemi të bëjmë me një vepër të madhe, si Rinia e Tolstoit, e cila është një vepër autobiografike e kthyer me mjeshtëri në letërsi. Autobiografitë, që kanë si qëllim publikimin e jetës, fakteve dhe shpjegimin e veprës së një shkrimtari, janë burime që mund të merren parasysh, por gjithmonë shikohen me rezerva të natyrshme dhe me dyshim.
Si ndikon përvoja në letërsi?
Përvoja është njësoj si një magazinë, ku shkrimtari herë pas here drejtohet. Kjo është aq e vërtetë, sa ekziston një thënie e tillë: “Më thuaj çfarë jete ke, të të flas për veprën tënde...” Ka shkrimtarë si Heminguej, të cilët kanë bërë një jetë të madhe dhe kanë pasur vepër të madhe, por kjo nuk është ligjësi. Nëse marrim veprën e shkrimtarit dhe më pas shkojmë te biografia e tij, kuptojmë menjëherë kohën kur ka jetuar, dhe shumë detaje të tjera të lidhura me përvojat e tij. P.sh. marrim veprën e Fan Nolit e më pas kalojmë te biografia e tij, marrim veprën e Migjenit e pastaj biografinë e tij. Në fakt, përvoja te disa shkrimtarë reflektohet në mënyrë direkte, te disa të tjerë indirekt.
Meqënëse jemi te përvoja dhe autorët shqiptarë, po kujtoj se Kadare, kur ka bërë kryeveprat e tij, ka qenë në një moshë relativisht të re.
Nuk është se kjo gjë përjashtohet. Në Francë ka pasur dy modele shkrimtarësh, Ekzyberia ishte një shkrimtar i cili e jetoi jetën dhe përvojat e tij i vlejtën për veprën letrare, por kishim në anën tjetër dhe dy autorë, Satri e Kamy, të cilët mund t’i quajmë edhe “shkrimtarë laboratori”. Në të dyja rastet, qoftë kur shkrimtari ka shfrytëzuar një përvojë jetësore të madhe, si Dostojevski e të tjerë, apo edhe kur u ka munguar ajo, shkrimtari e ndien kur ka diçka të madhe, të rëndësishme për ta thënë. Kjo diçka e rëndësishme sigurisht që lidhet me një kohë të caktuar, me një epokë të caktuar, me një vend, popull dhe traditë të caktuar. Në një mënyrë a një tjetër, përvoja transformohet nga shkrimtari në art. Sado të themi që Kadareja nuk ka pasur ndonjë përvojë në jetë me vuajtje a mundime, siç e kanë pasur shumë shkrimtarë të tjerë, përsëri, ata që kanë studiuar letërsinë e tij, kanë thënë se aty është Ballkani, tradita epike, shpirti i një populli, historia e një treve me nivele të ndryshme qytetërimesh. Pra, shkrimtari dashur pa dashur i është sjellë rrotull historisë së vendit të tij, por edhe rajonit. Në këtë rast kemi individin që shfrytëzon jo vetëm përvojën e tij, por gjithashtu përvojën e trashëguar popullore, kombëtare, të një gadishulli apo edhe më gjerë.
Po përsa i përket erotikës në prozë, a nuk duket sikur ajo u mungon deri diku shkrimtarëve shqiptarë?
Shumë nga veprat e dashurisë nuk janë të përvojës, por të shpikura. Edhe në letërsi kemi atë që e quajmë letërsi erotike, nganjëherë për fat të keq edhe letërsi lirike, ose letërsi rozë. Por vepra të këtij lloji me letërsi të madhe, mund të numërohen me gishta. Erotika, ose linja e dashurisë, në veprat e mëdha epike është një mjet që ka çuar në zbërrthimin e personazheve. Nëpërmjet saj zbërthehet shoqëria, individët mes tyre dhe një kohe e caktuar. Kjo është aq e vërtetë, sa romani borgjez, pra romani i shek.XIX, u quajt romani i tradhëtisë bashkëshortore. Shoqëria, duke qenë konservatore, përmbushej më mirë nga dashuria jashtëmartesore. Nëse marrim për shembull një shkrimtar të madh si Kazanzaqi, që ka tablo të mëdha epike, linja e dashurisë zë gjithmonë vend të tretë ose të katërt për nga rëndësia në veprat e tij. Pra, linja e dashurisë shpesh shërben për të bërë një zbërthim më të mirë të personazheve dhe nuk është e thënë që përvoja jetësore të jetë e lidhur direkt me të. Në letërsinë ruse, te Pastërnaku, Shollohovi, te Tolstoi me “Ana Karenina” etj., vepra që vënë në qendër gruan (ajo sfidon një shoqëri të tërë duke sakrifikuar jetën e saj personale), bëhet fjalë për shoqëri të zhvilluara. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Francën dhe autorët francezë.
Në letërsinë shqipe, femrat me dramë, pra femra të këtij konflikti të madh, formati të madh, me tragjedi nga brenda, kanë munguar. Shoqëria shqiptare, vetë mjedisi i Ballkanit, është mbizotëruar nga maskilizmi. Ata shkrimtarë që e kanë përdorur këtë lloj femre, kanë pasur atë fabul romanore, e cila i lejonte që ta zbërthenin më mirë kohën e vet nëpërmjet një gruaje dhe një drame dashurore.
Pa u shkëputur nga përvoja, a mund të na tregoni se sa ka ndikuar ajo në krijimtarinë tuaj?
Nuk mendoj se jam i përgatitur për ta shtjelluar tani ndikimin e përvojës në krijimtarinë time, por në një farë mënyre letërsia shërben si një katarsis për vetë shkrimtarin. Humbjet, dhimbjet, thyerjet, pengesat që krijohen në jetë, sjellin një tendosje të asaj që ka ndodhur me anën e krijimtarisë në letërsi. Kritikët që merren me këndvështrimin frojdist ndaj krijimtarisë, gërmojnë në jetën e shkrimtarit për të zbuluar thelbin e veprës së tij. Sado e rafinuar, larguar apo abstraguar që të jetë përvoja nga një vepër letrare, ajo asnjëherë nuk përjashtohet. Shkrimtari do të veprojë në bazë të një përvoje të caktuar vetjake apo kolektive. Duhet të kuptojmë një gjë: Ne gjithmonë mendojmë se letërsia është një mision, por nganjëherë ajo për shkrimtarin është thjesht shprehje, një mënyrë për t’i thënë gjërat bukur, për të bërë art. Zakonisht, shkrimtarët që janë munduar të jenë autobiografikë, kanë dështuar. Ndonjëherë përvoja është një fiksim i pamjeve të caktuara të ndeshura gjatë jetës, karaktereve, imazheve, gjendjeve emocionale. Të gjitha këto, në një moment të caktuar kthehen në art nëpërmjet letrares. Shkrimtari nuk ndahet dot prej tyre. Edhe nëse ai do të shkruajë ndonjë temë për lashtësinë, sërisht do të ketë parasysh personazhet, modelet të cilat ai ka ndeshur gjatë kohës kur ka jetuar.
Morali, letrarja dhe shkrimtari, ç’lidhje ekziston mes tyre?
Ka një thënie të vjetër, sipas së cilës letërsi është e mira, e vërteta dhe e bukura. E mira është në konceptin platonian. Ajo parafiguron prej asaj që quhet hyjnore. Është ajo që njeriu bën dhe nuk kërkon shpërblim, prej nga mund të dalë edhe me një humbje të madhe. Vepra vetë shndërrohet në moral dhe kjo jo sepse vepra moralizon, por se mbart qëllimin e mirë. Kjo nganjëherë përthyehet në atë që quhet guxim krijues. Shkrimtarët përcjellin të mirën dhe të keqen e një kohe të caktuar, por shkrimtarët e mëdhenj gjithmonë kanë qenë me moral të madh. Letërsia e mirë, cilado qoftë ajo, pa moral është një letërsi që i shërben barbarisë. Le të marrim si shembull këtu shkrimtarët sllavë (serbë). Prej tyre mund të ketë pasur shumë shkencëtarë ose shkrimtarë të mëdhenj, të cilët duke i shërbyer nacionalizmit të një vendi kundër popujve të tjerë, bënë që ajo letërsi të pjellë pastaj luftën, genocidin, spastrimet etnike. Një kulturë nuk mund të jetë e rafinuar, kur është pa moral.
Një pyetje ndoshta pak naive... Një njeri me vese, pra pa atë që shoqëria e quan “moral”, a mund të krijojë një letërsi të madhe, të quajtur ndryshe “të mirë”?
Në Shqipëri kjo gjë ngaëtërrohet shpesh, sepse Shqipëria udhëheqësit e saj i ka pasur letrarë. Në vendet e tjera udhëheqësit kanë qenë gjeneralë, ekonomistë, etj. Ky fakt ka bërë që shkrimtarët shqiptarë të bëjnë një jetë morale, që mund të quhet e panjollosur. E njëjta gjë nuk ndodh në botë. Se çfarë është në jetën e tij shkrimtari, mbase nuk duhet të na interesojë. Ne na përket vepra e tij. Gëteja e thoshte shekuj më parë: “...një aktore e madhe në jetën e saj private mund të jetë prostitutë, por kjo nuk ka ç’u duhet juve. Nëse ajo ka vlera, duhet t’i hapni vendin në skenë!” Një shkrimtar i madh si Artur Rembo, me të cilin fillon letërsia moderne botërore, që në rininë e tij ishte homoseksual. Ai iku nga Franca, u mor me tregti skllevërish, madje e mohoi Francën, e pavarësisht kësaj, askush nuk ia mohon sot vlerat veprës së tij. Kur flasim për letërsi dhe studime serioze, askush nuk ka të drejtë që të merret me një shkrimtar dhe të gjykojë veprën e tij në bazë të asaj që ka ndodhur në jetën personale të autorit. Jeta nuk mund të konsiderohet si mjet për ta gjykuar veprën e një shkrimtari. Ky fenomen negativ ka ndodhur në Ballkan e më konkretisht në kohën e diktaturës në Shqipëri, kur për arsye që dihen, gjithçka ndikohej nga biografia. Jeta e shkrimtarëve është shumë pak e rëndësishme, aspak e rëndësishme në krahasim me madhështinë e veprës së tyre. Jeta i përket një shkrimtari, por arti i tij i përket një populli, një kohe ose më shumë se një populli dhe një kohe...
A kanë vlerë kujtimet apo veprat autobiografike të shkrimtarëve të mëdhenj, në rast se në to nuk thuhet krejt e vërteta?

ǒkemi ndonjë të re nga krijimtaria e Sadik Bejkos?
Kohët e fundit kam shkruar edhe poezi, edhe prozë, si dhe jam duke u marrë me një ripunim të librit mbi Vilsonin dhe Gencin. Ka materiale shtesë dhe fakte të reja, që koha i ka nxjerrë në dritë.
Intervistoi Petrika GROSI
16 Qershor 2008