E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, i jepet lamtumira 12-vjecarit, akuzohet bashkia

SHKODËR- Me dhimbjen e humbjes së djalit të tyre vetëm 12-vjecar, familjarët kanë përcjellur sot për në banesën e fundit trupin e pa jetë e të miturit, i cili humbi jetën nga rënia e një solete në një ndërtesë të shembur dy ditë më parë në Shkodër.

Ceremonia mortore ka nisur në banesën e familjes Marku në lagjen 'Skëderbek', për të vijuar më pas në varrezat e qytetit. Të lënduar prindërit e tij dhe nën vajin e humbjes nuk mundën të thonë asnjë fjalë.

Të vetmit që thanë dicka janë xhaxhai i të miturit, Luixh Marku si edhe një fqinje.

“Pasi kryva punë tek morgu, kam ardhur dhe kam parë gërmadhat dhe thashë se këtu nuk është vend për të luajtur. Njerëzit më thanë i ka prishur bashkia dhe ka lënë gërmadhat. Madje deri mbrëmë vonë ka qenë një skavator aty. Nuk punonte, por ndodhej aty.",- u shpreh xhaxhi i 12-vjecarit, Luixh Marku.

“Fëmija ka qenë duke luajtur si gjithë fëmijët e tjerë, aty i ka rënë betoni sipër dhe ka vdekur në vend. Unë nuk kam qenë prezente, por kam ardhur në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe e kam gjetur fëmijën të mbledhur dyfish. Këtë ndërtesën ka ardhur bashkia dhe e ka parë që ka materiale brenda dhe i ka thënë zotërisë për ty ditë ta lirosh. Ka ikur bashkia me fadromën pasi ka bërë kasaphanën këtu. Ai e ka liru dhe kanë filluar punën dhe kanë hequr dritaret, dyert se kush ka punuar nuk e di. Bashkia nuk ka prishur godinën vetëm ka bërë një vrimë një metër. Sa për të vërtetuar a ka mall apo nuk ka. Policia ka qene me datën 7 këtu dhe që atëherë godina nuk është prekur, vetëm nga pronari",- theksoi komshija

Nga deklaratat e tyre duket e vështirë për të përcaktuar se fillesa e kësaj ngjarjeje bie mbi ndërtimoren që mendohet se ka shembur ndërtesën pa leje apo mbi pronarin, por gjithsesi sipas të afërmeve dhe fqinjëve faji kryesor mbetet mbi bashkinë, e cila sipas tyre është përgjegjëse për të garantuar një territor të sigurt.

“Bashkia se pronari i objektit nuk e ka prishur. Këu shihet se nuk ka pasur ndonjë pasuri se ajo shihet. Këtë e ka prishur bashkia pasi nëse e ka prishur pronari vetë, ndërtesësn tutje nuk e ka prishur pronari”- vijon xhaxhai.

Ndërkaq ka reaguar policia e Shkodrës, sipas së cilës ndërtesa është shembur nga vetë pronari i saj dhe jo nga policia ndërtimore.

Madje në komunikatën për shtyp thuhet se duke marrë shkas nga vdekja aksidentale e 12-vjecarit, i cili humbi jetën duke luajtur është ngritur padi penale ndaj pronarit të ndërtesës Zef Vuksani.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Shkodër, e zënë gërmadhat e ndërtesës së prishur, vdes 12-vjecari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›