Vllaznia hakmerret me Partizanin. Rudi Vata ne stadium

Albania-sport- Vllaznia arriti të hakmerret me Partizanin (1-0) pas atij barazimi shumë të diskutueshëm në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Mjaftoi një gol i Klevis Dalipi në minutën e 30, për t'i dhënë tri pikë të mëdhaja Vllaznisë, që e cuan atë në vendin e tretë me 34 pikë, e duke rrëzuar nga vendi i dytë Partizanin, i cili pas humbjes në Shkodër e sheh veten në pozicionin me numër 4 në renditjen e Kategorisë Superiore. I pranishëm në stadiumin "Loro Borici" ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, manaxheri i njohur Rudi Vata, që mbi të gjitha vlersoi Sukaj duke e cmuar si një lojtar që bëri diferencën në pjesën e parë, një djalë me aftësi të shkëlqyera dhe agresive, do të jetë një pikë referimi për të ardhmen e Kombëtares". Partizani u përpoq shumë për të marrë një pikë në Shkodër por pa mundur.
Pas barazimit në fazën e parë (0-0, java 9) formacioni shkodran arriti fitoren e cmuar me të kuqtë, në takimin e 126-të historik midis dy skudrave më traditë të madhe në futbollin shqiptar, që së bashku numërojnë jo pak, por 24 kampionate të fituara.
Kjo ishte humbja e dytë në transfertë e Partizanit dhe e pesta në kampionat, teksa në javën e 21 do të presë në shtëpi rivalen e vjetër kryeqyetase, Dinamon.
Vllaznia do të udhëtojë në Fier në një sfidë të nxehtë me Apoloninë, të rënduar edhe nga kujtimet e hidhura të humbjes në fazën e parë në SHkodër, ndërkohë që në "Loro Borici" nuk mund të mungonte trajneri simpatik i Apolonsë, Andrea Marko.
BILANCI MIDIS EKIPEVE
126 ndeshje; 37 fitore Vllaznia 33 barazime, 57 fitore Partizani, golaverazhi: 130-180
DHJETË NDESHJET E FUNDIT MIDIS DY EKIPEVE
Vllaznia Partizani 1 - 0
Partizani Vllaznia 2 - 0
Vllaznia Partizani 1 - 0
Partizani Vllaznia 2 - 2
Vllaznia Partizani 1 - 0
Partizani Vllaznia 2 - 0
Vllaznia Partizani 4 - 2
Partizani Vllaznia 1 - 1
Vllaznia Partizani 3 - 1
Partizani Vllaznia 2 - 0
Vllaznia Partizani 3 - 1