E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool fiton derbin e Merseyside

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 15:44

Liverpool ka fituar derbin e Merseyside kundër rivalit të qytetit Everton duke triumfuar në udhëtim me rezultat 2-0. Skuadra e menaxherit Kenny Dalglish shënoi fitore të rëndësishme në Goodison Park dhe u ngrit në kuotën e 13 pikëve nga shtatë ndeshje.

Pjesa e parë solli gjithçka. Në minutën e 23-të, mesfushori defensiv i Evertonit Jack Rodwell u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit të Liverpoolit Luis Suarez.

Ylli uruguaian nxori një penallti për Liverpoolin në minutën e 44-të por goditja e holandezit Dirk Kuyt u prit nga portieri Tim Howard. Pak para përfundimit të pjesës së parë Charlie Adam qëlloi transversalen me një goditje të fuqishme nga distanca dhe 45 minutat e para përfunduan pa gola 0-0.

Liverpool u desh të pres deri në minutën e 71-të kur Andy Carroll shënoi golin e epërsisë pas një shërbimi të mirë nga Enrique në krahun e majtë. Reds siguruan fitoren nëpërmjet Luis Suarezit që e dyfishoi epërsinë në minutën e 82-të.

Deri në fund vlen të veçohet edhe një shtyllë e qëlluar nga Kuyt në kohën shtesë. Everton mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›