Shtatori sjell nje ndryshim te kahut te kursit te kembimit

Muaji shtator ka sjellë një ndryshim të kahut të kursit të këmbimit. Gjatë sezonit veror, leku u forcua në shumë raste ndaj euros si rezultat i të ardhurave nga emigracioni dhe turizmi, por edhe për shkak të rënies së volumit të importeve.
Ndërsa në muajin që sapo u mbyll, monedha shqiptare humbi 0,4% të vlerës së vet ndaj euros. Sipas të dhënave të BSH, gjate shtatorit te ketij viti, raporti i lekut me euron dhe dollarin ishte më mirë se muaji shtator i vitit të kaluar. Vlera e monedhës europiane gjatë shtatorit arriti mesatarisht në 140.5 lekë, ndërsa dollari në 102 lekë. Në muajin gusht euro kushtoi mesatarisht 139.9 lekë, ndërsa dollari 97.5 lekë. Në krahasim me shtatorin 2010, leku ka humbur 2.5 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe ka fituar 2.7 për qind kundrejt dollarit amerikan. Gjatë muajit korrik, euro ka humbur dy pikë e gjysmë në kursin e këmbimit ndaj lekut. Gjithsesi që nga fillimi i vitit tendenca e kursit Euro-Lek ka qenë në favor të monedhës europiane.ne pergjithesi, Leku i nënshtrohet efekteve sezonale të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Sezoni turistik dhe ardhja e emigrantëve për pushime në gusht dhe dhjetor shoqërohet me forcim të lekut, ndërsa rritja e importeve gjatë dimrit shoqërohet me dobësim. Por veç ecurisë së kursit Euro-Dollar në tregjet ndërkombëtare ekspertët thonë se, në luhatje të euros kundrejt lekut ndikon dhe rritja e kerkeses ne treg, ku kerkesa për Euro në treg ka qenë e lartë.
Analizat tregojnë se, në tërësi faktorët fondamentalë të ekonomisë po mbështesin një ekuilibër të ri të kursit të këmbimit, i cili dhe pse është më i lartë se tre vite më parë, është në përshtatje të ekuilibrave financiarë dhe ekonomikë në vend, duke mbështetur rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e qëndrueshme e kursit të këmbimit ka shërbyer për konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar në vend. Sakaq, një euro më e fortë ndikon në rritjen e fitimeve për eksportuesit, të cilët nga shitjet jashtë vendit sjellin fitime më të larta në ekonominë vendase. Përsa i përket pritjeve për muajin tetor, të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se tetori është një muaj ku leku nuk ka një tendencë të qartë forcimi apo dobësimi.