Shkumbini ndalet te barazimi, pikë me vlerë për Laçin
Peqinasit gabojnë kësaj radhe në shtëpi, ndërsa kurbinasit për pak fitojnë. Ka tension në fushë, dalin dy lojtarë me kartonë të kuq
Shkumbini Laçi 1-1
Shënues: Dervishi 30 \ Shazivari 22
Shkumbini: Kotorri, Lundraxhiu (Lluca 78), Ramazani, Salliu, Diop, Pashja, Shenaj, Gjata (Isaj 83), Sulkja (Magani 67), Dervishi, Mustafaj. Trajner: K. Mile.
Kartonë të verdhë: Diop, Gjata
Kartonë të kuq: Diop
Laçi: Vashaku, Doku, Rexha, Buljan, Milenkoviç (Hithi 85), Vucaj, Trajkoviç, Kastrati, Shazivari (Sefgjini 74), Lloga (Zefi 57). Selimi. Trajner: N. Dede.
Kartonë të verdhë: Vucaj, Buljan, Selimi, Trajkoviç
Kartonë të kuq: Selimi
Gjyqtarë: A. Janku, A. Pregja, G. Qirici (Tiranë)
Radiografia
5- Gjata ekzekuton një goditje dënimi, ku përfiton Diop, por gjuajtja tij me kokë përfundon jashtë portës.
13- Vashaku, i ndodhur në pozicion, arrin të presë me vështirësi gjuajtjen e fortë nga distanca të mesfushorit Gjata.
15- Milenkoviç në ndihmë të sulmit mbyll aksionin me një gjuajtje nga distanca, që kalon fare ngjitur me shyllën pingule.
22- Hezitim i Lundraxhiut në zotërimin e topit shfrytëzohet saktë nga Selimi, për të krosuar më pas në zonë, ku ndodhej i lirë Shazivari, që nuk e ka të vështirë të shënojë për Laçin, 0-1.
27- Kotorri, ndonëse në një pozicion të vështirë, arrin të presë gjuajtjen e Shazivarit.
30- Sulkja jep një top pas shpinës së kundërshtarit, aty ku ndodhej Dervishi, i cili prirët me portën e Vashakut, nuk fal dhe barazon në 1-1.
50- Vashaku shpëton portën e vet nga goli dytë, duke arritur ta devijojë aq sa duhej gjuajtjen tokazi të Pashjes, që më pas përplaset në shyllë dhe përfundon në korne.
70- Mustafaj shërben në zonë për Dervishin, por Vashaku i vëmendshëm tregohet më i shpejtë dhe arrin ta grushtojë me vështirësi topin përpara sulmuesit Dervishi.
74- Vucaj nxjerr të lirë Selimin, që vetëm përballë Kotorrit, kapiteni mik bën më të vështirën, duke gjuajtur keq.
84- Isaj tenton të shënojë me një gjuajtje të fortë, që pritet me vështirësi nga portieri Vashaku.
87- Kotorri tregohet më i shpejtë se Vucaj, duke braktisur portën, për ti rrëmbyer topin nga këmbët kundërshtarit, duke shpëtuar portën nga goli.
89- Dervishi ka mundësinë për ti dhënë fitoren ekipit të vet pas topit të dhënë nga Lluca, por gjuajtja e tij e fortë kalon mbi traun e portës mike.
Shkumbini duhet ti kënaqet pikës së marrë në takimin me Laçin, pasi ashtu siç u zhvillua loja, ekipi vendës mund të ishte ndëshkuar më keq e të pësonte humbjen e parë në fushën e vet. Ashtu siç e pranoi edhe vetë trajneri Mile, përballë Laçit, Shkumbini dje ka zhvilluar ndeshjen më të dobët në këtë sezon. Vetëm në momente të veçanta ekipi që ai drejton diti të reagojë në fushë për të dalë në lojën e vet, por kjo ishte e pamjaftueshme.
Përballë Laçit duhet pranuar që ekipi peqinas krijoi raste, por si gjithnjë, duke mos i shfrytëzuar si duhet dhe duke i shpërdoruar. Dervishi tregoi edhe një herë formën e vet më të mirë, duke shënuar përsëri, për të kryesuar në listën e golashënuesve, ndërkohë që Mustafaj zhvilloi një volum të madh loje, por pa mundur të zhbllokohet për të gjetur golin.
Pjesa e parë Loja nisi e shpejtë për të dy ekipet dhe merita është e ekipit mik, që e nis lojën në sulm, duke përfituar që fillim 2 goditje këndi. Shkumbini, i vënë nën presion, i duhen disa minuta ta marrë veten për të rrezikuar portën kundërshtare. Nuk ishte e vështirë për të kuptuar që loja e vendasve nuk ishte ajo që njohin sportdashësit peqinas në fushën e tyre, por edhe në transfertë.
Ekipi mik diti të përfitojë, për të shënuar golin e avantazhit të përkohshëm me Shazivarin dhe disa minuta më pas ishte merita e portierit Kotorri që Shkumbini nuk pëson golin e dytë po nga Shazivari. Ishte ky rast i humbur nga Laçi që Shkumbini e detyron për të reaguar në fushë për të ardhur goli barazimit me Dervishin, që di ta mposhtë portierin Vashaku.
Të dy ekipet nuk pajtohen me rezultatin, duke qenë vazhdimisht në kërkim të golit. Ekipi Laçit luan më i qetë dhe vazhdimisht nëpërmjet kundërsulmeve kërkon ta gjejë të papërgatitur mbrojtjen vendëse, ndërsa peqinasit kërkojnë të rrezikojnë me topa të gjatë në drejtim të sulmuesve Mustafaj e Dervishi.
Pjesa e dytë Fillon me të njëjtët futbollistë që nisën takimin, por duket që Shkumbini është më kërkues për ta fituar ndeshjen, duke e detyruar kundërshtarin të luajë më i tërhequr në zonën e vet. Në këto minuta janë momente të mira për vendësit, por që nuk kanë vazhdimësi dhe që shfrytëzohen nga kundërshtari, që di të përdorë mjaft mirë lojën e kundërsulmit.
Vucaj mbeti deri në fund futbollisti më i mirë për ekipin e Laçit, duke ditur ta organizojë lojën në mesfushë dhe në sulm, duke mbetur shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen vendëse, sidomos pas daljes me karton të kuq të Diopit.
Minutat e fundit ishin edhe më emocionuese, sepse të dy ekipet zhvilluan lojë të hapur dhe mund të kishin shënuar për të fituar, por edhe mund ta kishin humbur. Gjithsesi, duke parë kronikën e lojës dhe mënyrën se si ajo u zhvillua, mund të themi që barazimi ishte rezultati më i drejtë që morën ekipet për atë që dhanë në fushën e lojës.
Mile: Ndeshja më e dobët e Shkumbinit
Ishte një lojë e hapur për të dy ekipet dhe po të nisesh nga rastet e krijuara, fitues mund të ishim ne, por mund të fitonte edhe Laçi. Nuk jam i kënaqur nga ekipi e loja që zhvilloi dhe për mua ishte ndeshja më e dobët në këtë kampionat. Kjo mund të ketë ardhur nga ndonjë nënvlerësim apo ndjenjë vetëkënaqësie pas ndeshjes që zhvilluam me Pogradecin. Këta janë djem të rinj dhe duhet të rriten nga java në javë dhe jo të kënaqen me pak. Ekipi prodhoi lojë, por nuk pati vazhdimësi dhe ishte me hope, kjo është e papranueshme.
Dede: Laçi la dy pikë te vyera në Peqin
Ashtu si erdhi loja, mund të them që kemi humbur 2 pikë. Mendoj se e kontrolluam lojën më mirë se kundërshtari. Shënuam të parët dhe duhet ta kishim kontrolluar më mirë ndeshjen më pas, veçanërisht kur ishim superiorë në numër, me një futbollist më shumë për të shënuar golin e fitores. Mendoj që edhe ekipi kundërshtar ka meritë që ndeshja doli në barazim. Një falënderim kam për tifozët peqinas, që për mendimin tim ishim më se korrektë, në një ndeshje korrekte, ku kohët e fundit është investuar jo pak.
Janku dënon Diopin dhe jo shkaktarin e incidentit
Senagalezi Papa Diop, në takimin e djeshëm me Laçit është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Janku. Për ish-futbollistin e Dinamos, është kartoni i parë që merr në Shqipëri dhe kjo e ka mërzitur jo pak senegalezin, që gjithsesi, nuk pajtohet aspak me veprimin e nxituar në përplasjen me futbollistin Selimi. Për Diopin, por edhe për të gjithë ata që e panë nga afër incidentin, kartoni i kuq ishte i saktë, por gjyqtari me përvojë dhe një nga më të mirët në vendin tonë mund ta kishte evituar plotësisht.
Ndërhyrja e Selimit në dëm të Diopit në lojë ishte e gabuar dhe e dënueshme dhe gjyqtari Janku nuk kishte pse të lejonte lojën e avantazhit për Shkumbinin, për më tepër që luhej larg zonës. Duke toleruar në këtë mënyrë, Janku u bë shkak për provokimin e
