Kufiri, Kushtetuesja nis shqyrtimin e marrëveshjes
TIRANE- Gjykata Kushtetuese fillon shqyrtimin e kërkesës ankimore të 6 partive politike, të majta e të djathta, lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Procedura ligjore nisi pasi deputeti socialist, Saimir Tahiri depozitoi dje në emër të PS, PSD, PDK, G99, PDS dhe PliDr, dokumentacionin shtesë të kërkuar nga ky institucion.
Data 9 nëntor ishte afati i fundit brenda të cilit subjektet ankimuese duhet të vërtetonin lidhjen e tyre me objektin që trajton kjo marrëveshje. Respektivisht, atyre iu kërkua të dorëzonin statutet dhe programet politike ku sanksionohet mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të vendit. Objekti i kërkesës ankimore prej 13 faqesh që gjashtë partitë politike kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese është, “shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë ‘Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare’”.
Parlamenti shtyu pa afat në datën 15 tetor ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik gjithnjë e në rritje të “Gazeta Shqiptare”. E parashikuar për të kaluar në seancën plenare të datës 19 tetor, marrëveshja tanimë nuk ekziston në kalendarin tre javor të punimeve. Në të nuk shkruhet asnjë datë dhe asnjë rresht për ditën se kur do të bëhet ratifikimi i saj. Shtyrja e ratifikimit të marrëveshjes është argumentuar nga zyra e shtypit pranë Kuvendit si një çështje teknike, për shkak të rrallimit të seancave parlamentare. Por, sipas ministrit të Jashtëm, Ilir Meta koha në dispozicion do të shërbejë për të bërë më shumë transparencë, kur sensibiliteti për këtë marrëveshje është rritur. “Çështja ka qenë në rendin e ditës të Kuvendit. Shtyrja e ratifikimit është bërë për t’u dhënë kohë të gjithëve që të jenë të bindur dhe të bërit sa më tepër transparent të procesit”, - theksoi Meta në një intervistë të dhënë pak javë më parë për televizionin ‘NEWS 24’.
(s.g/BalkanWeb)