E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, shqiptaret kunder qeverisjes se Gruevskit

SHKUP- Shqiptaret e Maqedonise kanë humbur besimin tek politika e kryeministrit te vendit Nikolla Gruevki. Sipas nje sondazhi te fundit, 93 % e shqiptarëve janë kundër kesaj qeverisjeje dhe vetem me pak se 5% e perkrahin zotin Gruevski. Shume shqiptarë shprehen me pesimizëm për perspektivat e Maqedonisë. Sondazhi u krye nga Instituti Rejting dhe gazeta maqedonase Dnevnik. çështjet si eciklopedia maqedonase, projekti 'Shkupi 2014' dhe urdhri për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë e fillores për nxenesit e të gjitha komuniteteve, vlerësohen si faktorë që kanë ftohur marrëdhëniet midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas. Edhe pse shqiptarët janë të perfaqësuar në qeveri me partinë ‘Bashkimi Demokrat për Integrim’, përsëri të drejtat e shqiptarëve lënë për të dëshiruar. Partitë shqiptare në opozitë gjithashtu kritikojnë qeverinë se ende nuk ka plotësuar marrëveshjen e Ohrit, që i dha fund luftës se vitit 2001.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›