Heqja e vizave, delegacioni i PE sot ne Tirane
TIRANE- Një përfaqësi e Parlamentit Europian kryesuar nga Eduard Kukan, shefi i Delegacionit për Ballkanin pritet të vizitojë sot Tiranën për të parë nga afër sesi i ka plotësuar Shqipëria kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave.
"Koha është është shumë e rëndësishme ndaj po shkojmë dhe kaq shpejt pa lajmëruar në Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve te verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshem. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv. Pra, kemi të bëjmë me një situatë ku Shqipëria po përmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni përcaktoi kushtet, ju po i plotësoni ato, dhe ne duam të rekomandojmë gjithandej se nuk duhet pritur më", u shpreh Kukan pad dite me parë.
.Kryesuesi i Delegacionit Kukan tregoi se fluksi i azilkërkuesve maqedonas e serb në Europë ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Fakti që mediat raportuan cështjen e azilkërkuesve nuk po e ndihmon situatën, përkundrazi, po u jep argumente atyre që nuk kane qëndrim te qartë pro heqjes së regjimit të vizave”, u shpreh Kukan.
Në përbërje të delegacionit do të jenë deputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, hollandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit per liberalizimin e vizave Tanja Fajon. Vizita konsiderohet private per Parlamentin Europian edhe pse me ftesë zyrtare të autoriteteve shqiptare.
Eurodeputetët do te takojnë kreun e shtetit Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ministrin e Punëve të Brendshme Lulzim Basha si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së.
(s.g/BalkanWeb)