E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande, kapet 1 ton kanabis do trafikohej ne Itali

SARANDE- Një ton kanabis sativa janë sekuestruar në orët e mbrëmjes së të shtunës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia di Financia italiane.

Sasia e madhe e lendes narkotike është sekuestruar në Bregun e Kasolles në afërsi të Gjirit të Kakomesë. Sekuestrimi, është bërë në sajë të bashkëpunimit të policisë së Sarandës dhe të Vlorës me Guardia di Financia italiane.

Sipas policisë droga ishte prodhuar në Lazarat. E transportuar me furgon do të mbërrinte në vendin e quajtur Bregu i Kasolles në afërsi të Gjirit të Kakomesë.
Ndërkohë një skaf i nisur nga brigjet italiane drejt ujrave shqiptarë do të bënte transportimin e 1 ton kanabisit. Operacioni ka nisur njëkohësisht në të dy shtetet.
Me të pikasur Guardia di Financa Italiane është vënë në ndjeke të skafit që do të transportonte sasinë e kanabisit drejt Italisë.

Ndërkohë policia shqiptare ishte vënë në ndjekje të furgonin me targa VL63 94 B, i cili transportonte lëndën narkotike. Drejtuesi i mjetit kur ka pikasur se po ndiqej nga policia ka braktisur mjetin në mes të rrugës pergjate aksit nacional Himarë-Sarandë.

Policia thotë se ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetit si dhe të dy personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Policia bëri të ditur mbrëmë se dy të dyshuar janë nga qyteti i Lazaratit, dhe personi i tretë është nga fshati Lazarat, i Gjirokastrës, nga ku policia dyshon se ka ardhur kanabisi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›