E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen pronat e dy të pandehurve

Gjykata e Krimeve të Rënda i kalon shtetit pronat e Besnik Çobos dhe Besnik Brrakës
TIRANË- Konfiskohen pronat e dy të pandehurve të dënuar për vepra të ndryshme penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Togat e zeza të kësaj gjykate, pas disa seancash gjyqësorevendosën konfiskimin e pronave të të pandehurve Besnik Brraka dhe Besnik Çobo. Kjo pasuri u konfiskua me pretendimin se janë ngritur në sajë të veprimtarisë së paligjshme, për të cilat janë dënuar këta dy të pandehur, po nga kjo gjykatë. Kështu, me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata e Krimeve të Rëndavendosi sekuestron për dy autovetura, njëra e tipit "Jeep" dhe tjetra "Nissan Patrol", një rimorkio tip "Barteli" dhenjë trajler "Semi-Rimorko",të cilat ishin nën pronësinë e të pandehurit Besnik Brraka i dënuar për trafik droge. Gjithashtu, me vendimin e gjykatës u konfiskua edhe një lokal në Laç me sipërfaqe 49.2 metra katror dhe një llogari bankare me vlerën e 3 milionë lekë, nën pronësinë e të pandehurit Besnik Çobo, i dënuar për një sërë vjedhjesh me dhunë në Itali. Sipas të dhënave që disponon gazeta, i pandehuri Besnik Brraka u arrestua në muajin prill të vitit 2005, së bashku me tre persona të tjerë, me akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike" dhe "trafikut të armëve dhe municioneve luftarake" për të cilat u deklarua fajtor. Ndërsa për të pandehurin Besnik Çobo, arrestimi u krye në qershor të po atij vitinë kuadër të operacionit të koduar "Vesta 2000",me akuzën e "vjedhjeve me dhunë në Itali", për të cilin u dënua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›